Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Interesi ndaj Bullgarisë si kryetare e rotacionit të Këshillit të Bashkimit Evropian është i madh, është kategorike Liljana Pavllova

БНР Новини
Foto: parleu2018bg.bg

Të suksesshëm janë 3 muajt e parë nga Presidenca Bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian, sipas ministres së resorit Liljana Pavllova. Përpara Komisionit parlamentar mbi çështjet evropiane ajo llogariti arritje në dobi të të gjithë qytetarëve evropianë. 100 ngjarje nga të gjitha 324 të parashikuarat në kalendarin e Presidencës Bullgare janë të zhvilluar për 3 muajt e parë në Sofje, me pjesëmarrjen  e afro 10 000 delegatëve. Ekspertët tanë në Bruksel punojnë me këmbëngulje rreth programit legjislativ, janë të zhvilluar 700 mbledhje të organeve të punës të Këshillit të Bashkimit Evropian, përgjithësoi Liljana Pavllova. Kemi arritur një përparim në debatin mbi ruajtjen e politikës së kohezionit në buxhetin e ri evropian, mbi reformën e sistemit të përbashkët evropian i azilit dhe mbi tema të tjera të rëndësishme.

Duke plotësuar prioritetin kryesor të Presidencës Bullgare - perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor – punohet me ngulm për përgatitjen e Samitit gjatë muajit maj, gjatë kohës së të cilit  do të pranohet deklarata e Sofjes me projekte dhe angazhime konkrete  të vizituara qartë. Gjatë kohës së Presidencës Bullgare deri në këtë moment janë pranuar tekstet përfundimtare mbi regjistrimet e rëndësishme si: rregullore për klimën, direktivat për efikasitet energjetik të godinave, për mbeturinat, rregullore për bllokimin gjeografik gjatë onlajn blerjeve e të tjera. “Me datë të sotme, kur Presidenca Bullgare është në mesin e vet, mund të them se, interesi ndaj vendit tonë dhe veprimtarisë sonë si një kryetare e rotacionit është i madh”, nënvizoi Pavllova. Ajo saktësoi, se për 2 muajt e parë janë llogaritur pothuajse 18 000 materiale në mediat, të lidhura me presidencën, nga të cilët vetëm 5.6 % janë negative. Priten dhe 1000 medie të akredituara ndërkombëtare në Takimin e Nivelit të Lartë në Sofje më 16-17 maj. Janë regjistruar mbi 40 mijë shikime të drejtpërdrejta të mbledhjeve bazë nga Presidenca Bullgare. Një fakt pozitiv është se, kryesisht njerëzit midis 25-34 vjeç e shikojnë onlajn portalin e presidencës.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme u betua në parlament

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..

botuar më 24-04-09 9.47.PD

Për projekt-përbërjen e kabinetit teknik dhe logjikën e situatës politike në vendin tonë

Dimitër Gllavçev, i cili u caktua kryeministër teknik, para disa ditësh prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të qeverisë vendin në muajt në vijim deri në zgjedhjet “2 në 1” – për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, të cilat do të..

botuar më 24-04-08 4.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Opozita turke me një fitore historike në zgjedhjet lokale Opozita në Turqi shënoi një fitore historike në zgjedhjet lokale të 31 marsit. Nga 10 zona metropolitane, vetëm 3 kanë mbetur për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të..

botuar më 24-04-05 2.06.MD