Silvi Vartan - grand dama e muzikës franceze, e cila është me prejardhje bullgare po bëhet gati për koncerte të mëdha në qytetet Sofja dhe Varna. Gjatë muajit prill më 19 dhe 21 ajo kthehet në vendin tonë me turneun e vet të fundit për karrierën e saj muzikore. Tanimë kaluan 28 vjet pas koncertit të saj të parë në Bullgari, i cili u kthye në një buj, kurse mijëra spektatorët u përlotën kur ajo këndoi këngën e njohur “O re e kthjellët, e bardh”. Turneu i tanishëm është i titulluar "Forever Sylvie" dhe prezanton krijimtarinë e Silvi Vartanit gjatë 50 viteve të kaluara. Koncerti i parë nga turneu qe në sallën e Parisit "Le Grand Rex" dhe i qe përkushtuar krejtësisht legjendës franceze Xhoni Holidej - ish bashkëshorti i saj dhe partner në skenë.
Historia e Silvi Vartanit është e njohur nga brezat e bullgarëve të shumtë. Që të gjithë kanë dëgjuar për vajzën 7 vjeçe me flokë të verdha, e cila iku nga Bullgaria me prindërit e vet, vite të tëra me radhë jetonte pa shtëpi të vet, por fati ishte dashamirës ndaj saj dhe e ktheu në një nga këngëtaret më të dashura të Kontinentit të Vjetër. Lavdia dhe suksesi nuk e kanë ndryshuar me asgjë Silvi Vartanin. Dhe sot bullgarët e konsiderojnë si një grua shumë e hapur dhe e sinqertë, por vet ajo ka qëndruar fort mbi tokë. “Nuk ka problem të më flisni në gjuhën bullgare. Për mua është e vështirë të flas, por e kuptoj shumë mirë gjuhën bullgare”, këto janë fjalët me të cilat Vartan fillon bisedën e saj me adhuruesit e vet nga Bullgaria.
Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..
Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..
Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..
Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e..