Para 25 vitesh – më 13 prill 1993, ekipi i arkeologut Georgi Kitov zbuloi kamerën qendrore të kompleksit të kultit nën kodërvarrin Ostrusha afër qytetit Shipka – një prej arritjeve më të mëdha arkitekturore në Luginën e Mbretërve Trakë.Kompleksi është që nga koha e qytetit të lashtë Sevtopolis – IV – III para Krishtit dhe i ka zbatuar funksionet e veta deri në fund të shekullit të IV pas Krishtit.
Në një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë janë dislokuar pesë dhoma katërkëndëshe dhe akoma një të rrumbullakët, të bëra prej blloqesh të ngurta. Varreza është ndërtuar prej 2 blloqesh të ngurta me peshë të përgjithshme 60 tonë. Në ornamentet e gdhendura me mjeshtëri të madhe në tavan mund të shihen portrete njerëzish, figura kafshësh dhe ornamente bimore. Në varrezë – një prej më të mëdhave në Luginën e Mbretërve Trakë, ka mbeturina unikale në mbarë historinë botërore, thonë arkeologët. Në kodërvarrin Ostrusha janë zbuluar një skelet kali, armë, një kanë prej argjendi, zbukurime të argjendta për kuajt, monedha të Filip II – Mbretit të Maqedonisë, enë prej qeramike dhe sende të tjera me vlerë të lartë artistike.
Monumentet mbajnë të gjallë kujtimin e ngjarjeve të rëndësishme të së kaluarës. Shumica e tyre tregojnë për sakrificën njerëzore, për tokën e lagur me gjakun e heronjve që mbrojtën atdheun. Kronistët mbledhin këto pjesë të historisë dhe i..
Themeluesi i fotografisë rumune, fotografi Karll pop de Satmari, ishte bashkëkohës i Rilindjes Kombëtare Bullgare. Ai pati mundësinë të filmonte dhe të linte imazhe dokumentare të personaliteteve dhe ngjarjeve të njohura nga lufta bullgare për..
Pushka e Georgi Benkovskit dhe Thirrja për shpalljen e Kryengritjes së Prillit , si dhe dokumente autentike, janë ndër reliktet që tregojnë për jetën e revolucionarit para se të bëhej pjesë e organizatorëve kryengritëse, e cila u bë nismë për..