Të dielën e parë pas Pashkëve ia japim respektin tonë Apostullit Thoma – një prej 12 nxënësve të Krishtit.
Pas ngjalljes Zoti iu shfaq apostujve. Thomai, i cili atë ditë nuk ishte me ta, nuk besoi që Zoti u ngjall vërtet. “Po s’ pashë plagët e gozhdëve në duar dhe nuk vura dorën në plagën e brinjës, nuk besoj” u shpreh ai kur dëgjoi nga nxënësit e tjerë se Krishti u ngjall. Por Zoti u shfaq përsëri tek ata dhe e lejoi Thomain t’i prekë plagët. I gëzuar i ra në gjunjë dhe iu fal. I tha atëherë Zoti: “Besove sepse më pe. Të lumtur janë ata që nuk më panë dhe më besuan”. Pasi Thomai i pa plagët, ai u bë një prej nxënësve më të flaktë të Jisu Krishtit.
E Diela e Apostullit Thoma është dita e fundit e javës pas Pashkëve, të quajtur “Java e Ndritshme”. Populli ynë e quan gjithashtu “Javën e Zbrazët”, sepse gjatë të gjitha shtatë ditëve të javës nuk punohet. Të Dielën e Apostullit Thoma gratë përsëri ngjyrosin vezë për nder të të afërmve të tyre të vdekur. Këtë ditë festojnë ditën e emrit të gjithë me emrin Toma, Tomisllav, Tomisllava.
Kompania Kombëtare Bullgare Vullnetare 4093, si pjesë e Forcave të Armatosura Amerikane në Gjermaninë Perëndimore, u krijua më 20 tetor 1951. Ky nuk është një proces i lehtë, por tregon se ka një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh tanë që nuk janë..
Mijëra bullgarë morën pjesë në pelegrinazhin kombëtar në zonën historike "Oborishte", rajoni i Pazarxhikut, ku në prill të vitit 1876 u krijua Kuvendi i Parë Kombëtar Bullgar dhe delegatët vendosën shpalljen e Kryengritjes së Prillit. Në fjalimin..
Krijuesi i organizatës së brendshme për Çlirimin e Bullgarisë, Vasill Levski , duke formuar komitetet revolucionare në trojet bullgare, ishte i pari që përfshiu të huajt që punonin në "Hekurudhën Lindore" të baron Moritz Hirsch. Në rrjetin e tij..