Në rubrikën e Radios Kombëtare Bullgare “Nedelja 150” (“E diela 150”) Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva deklaroi se pas goditjeve të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër Sirisë tani për tani nuk shihet rritje e fluksit të refugjatëve. Ministrja nënvizoi se Bullgaria ka pasur informacion paraprak nga partnerët e saj për goditjet në Siri. Me rastin e sulmit në një mbledhje të jashtëzakonshme ditën e shtunë qeveria bullgare bëri të ditur pozitën e saj zyrtare në një deklaratë të posaçme. Në dokument shënohet se qëllimet e goditjeve kundër pajisjeve të lidhura me prodhimin e armëve kimike janë zgjedhur më vëmendje të madhe, që të mos ketë viktima të pafajshme. Qeveria e trajton këtë operacion ushtarak si një paralajmërim për parandalimin e veprimeve të tilla të paligjshme të regjimit sirian në të ardhmen, por shqetësohet për rritjen eventuale të konfliktit dhe i bëri thirrje regjimit sirian për të ndërprerë të gjitha veprimet lidhur me shkeljen e së drejtës humanitare ndërkombëtare. Ka nevojë për ndërmarrjen e masave për uljen e tensionit, si dhe për sigurimin e ndihmës ndaj viktimave të sulmit kimik në qytetin sirian Duma. Bullgaria shpreh përkrahjen e saj për punën e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, pret një bashkëpunim aktiv për punën e ekipeve hetuese të Organizatës dhe shpreson që fajtorët për sulmin kimik të zbulohen dhe të marrin përgjegjësinë e vet, thuhet në deklaratën e qeverisë bullgare.
Për herë të parë, Bullgaria ka një afat konkret për anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për gazetarët pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të..
Vendimi për krijimin e një spitali privat për fëmijë, i cili u anulua mbrëmë, u mor në kushtet e një ndërprerjeje informacioni, tha për BNR avokatja Marija Sharkova, anëtare e Këshillit Publik për Krijimin e Spitalit Kombëtar të..
Të Enjten e Madhe, Mitropolia e Sofjes organizon lyerjen tradicionale të vezëve të Pashkëve për fëmijët e shkollave dhe kopshteve të kryeqytetit në sheshin “Shën e Diela”. Festa do të vazhdojë me një procesion litanie drejt kishës “Shën Sofija”...
Kushtet për turizëm në male janë të këqija, njofton Shërbimi i Shpëtimit Malor. Në pjesët më të larta ka shi dhe mjegull. Mbi 2200 m mbi..
“Gjithçka ofrohet – bojëra, materiale harxhuese, vezë. Do të ketë shumë lojëra dhe argëtime të ndryshme si për fëmijët më të vegjël ashtu edhe..
Të dielën do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite mbi zonat malore do të zhvillohen vranësira, por nëdisa vende të izoluara do të ketë vetëm reshje..