Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

93 vjet nga atentati në kishën “Shën Nedelja” – atentati më i përgjakshëm terrorist në historinë bullgare

БНР Новини
Foto: BTA

Më 16 prill të vitit 1925 u krye atentati më i përgjakshëm terrorist në historinë tonë – atentati në Katedralen “Shën Nedelja” në Sofje. Organizator ishte krahu ultra i majtë i Partisë Komuniste Bullgare, e cila pas vitit 1923 u ndalua me vendim të gjyqit. Megjithëkëtë aktivistët e saj vazhduan të zhvillojnë veprimtari ilegale dhe me urdhër të Kominternit iu përgjigjeshin ndalesës me dhunë. Plani i atentatit parashikonte që në radhë të parë të vritet një burrë shteti me post të lartë, shërbesa e varrimit të të cilit të mbledhë elitën politike dhe ushtarake në kishën “Shën Nedelja”, në mënyrë që që sulmi të ketë një efekt akoma më të madh. Kështu shteti do të lihej pa udhëheqje dhe në vend situata do të bëhej kritike, gjë nga e cila Partia Komuniste mund të përfitonte.

U vranë më se 150 veta, të plagosurit ishin më se 500. Më vonë nga plagët vdiqën më shumë njerëz dhe kështu numri i viktimave tejkaloi 200 veta. Rastësisht të gjithë anëtarët e qeverisë u shpëtuan me plaga të lehta. Mbreti Boris III nuk ishte në kishë. Dy ditë para kësaj u organizua një atentat kundër tij në Grykën Arabakonak dhe ditën e atentatit 16 prill 1925, Të Enjten e Madhe, ai asistonte në varrimin e bashkudhëtarëve të tij. Kjo ditë e zezë Bullgaria humbi shumë personalitete të denja dhe të shquara. Vdiqën 12 gjeneralë, 15 kolonelë, 7 nënkolonelë, 3 majorë, 9 kapitenë, 3 deputetë, shumë qytetarë, duke përfshirë edhe fëmijë.

Снимка

СнимкаNdër viktimat ishte edhe Nedjallko Kollushev – një diplomat i përgatitur mirë me ide prej rilindësi. Tërë punën e vet në fillim të shekullit XX ai ia kushtonte kauzës kombëtare për bashkimin e të gjitha trojeve të populluara me bullgarë në kufijtë e shtetit.

Në vitin 1903 ky njeri udhëtonte në Shqipëri, shfaqte interes ndaj Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare, ndërsa në vitin 1906 u emërua përfaqësues bullgar në kryeqytetin e Malit të Zi Cetine – shpjegon doktorja Ilijana Ilieva, autorja e monografisë “Çështja shqiptare përmes këndvështrimit të diplomatëve bullgarë (1908-1912)” dhe studiuesja e veprimtarisë diplomatike të doktorit Nedjallko Kollushev.

Ai ishte rilindës dhe posedonte një këndvështrim prej rilindësi. Mendonte, se ky kufi nga afro 400-450 kilometra midis etnosit bullgar dhe atij shqiptar ishte me rëndësi. E kishte të qartë se me shqiptarët kurrë nuk kemi pasur kontradikta, se ata kanë një qëndrim pozitiv ndaj bullgarëve dhe kjo mund të shfrytëzohet në interes të çështjes kombëtare bullgare. Ai udhëtonte pa u ndërprerë, mbante kontakte me “shefët”, siç i quan në raportet shqiptarët e shquar në krye të fiseve, njerëzit e arsimuar shqiptarë, që udhëtonin në Evropë. Krijonte lidhje, të cilat sipas meje asnjë diplomat tjetër nuk arriti t'i krijojë me përmasa të tilla, siç e bënte këtë Nedjallko Kollushevi” – tregon doktoja Iliana Ilieva.

Dëshira e doktorit Kollushev ishte të shfrytëzohet energjia e Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare në dobi të interesave tona kombëtare në Maqedoni. Ai punonte pa u ndërprerë për krijimin e kushteve për bashkëpunim aktiv midis bullgarëve dhe shqiptarëve. Mirëpo, Bullgaria mbeti vëzhguese pasive të proceseve në trojet shqiptare. Dhe sipas mendimit të doktores Ilieva kjo pozitë pasive dhe soditëse e qeverive bullgare kushtëzohej dhe udhëhiqej nga interesi shtetëror.

Për fat të keq pas 16 prillit të vitit 1925 personaliteti i diplomatit të përkushtuar Nedjallko Kollushev u zhytë në harresë. Monografia e doktores Ilijana Ilieva zbulon punën e tij të madhe, së cilës ai iu kushtua jetën me një entuziazëm prej rilindësi. Puna e tij e deri më sot mund të jetë shembull për një veprimtari të përkushtuar diplomacisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD