Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja Liljana Pavllova deklaroi, se Bullgaria është gati të aderohet në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

Foto: BGNES

Bullgaria është gati të aderohet në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe pret hartën e vet rrugore për hapjen e negociatave për anëtarësim. Me ato fjalë ministrja e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së Liljana Pavllova hapi konferencën e nivelit të lartë të organizatës. Ajo prezantoi vendin tonë në një forum kushtuar Evropës Juglindore dhe programeve të reja për reforma dhe zhvillim të aftësisë konkurruese në rajon. Zonja Pavllova rikujtoi se vendi paraqiti kandidaturën e vet për anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik që në vitin 2007 dhe se gjatë viteve vërtetoi mbështetjen e parimeve kryesore të ekonomisë së hapur të tregut, pluralizmit demokratik, vullnetit për reforma dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Gjatë vizitës së sekretarit të përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik Anhell Gurija në Sofje për takimin joformal të çështjeve ekonomike dhe financiare ECOFIN më 27 dhe 28 prill në Sofje, ai do të informohet për hapat e Bullgarisë për aderim në organizatë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD