Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokurori i përgjithshëm: S’ka premisa për ekstradimin në SHBA të Zheljaz Andreevit dhe katër bullgarëve të tjerë

Prokurori i Përgjithshëm Sotir Cacarov dhe Ministrja e drejtësisë Cecka Caçeva
Foto: BGNES

Mungon baza ligjore për ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të personit Zheljaz Andreev dhe katër kolegëve të tij. Kjo pozitë është deklaruar shprehimisht para palës amerikane – tha Prokurori i Përgjithshëm Sotir Cacarov pas takimit të tij me Kryeministrin Bojko Borisov, në të cilin morën pjesë Ambasadori i SHBA-së Erik Rubin dhe Ministrja e drejtësisë Cecka Caçeva.

Përfaqësia e “Interpol”-it në Uashington kërkoi ndalimin e Zheljaz Andreevit dhe katër kolegëve të tij që kanë punuar në zyrën e kompanisë amerikane “Arotronics” në Sofje. Sipas palës amerikane bullgarët në cilësinë e nëpunësve të kompanisë kanë shkelur embargon amerikane kundër Sirisë, sepse zyra e tyre ka organizuar furnizimin e pjesëve të riparimit për aeroplanë të aviacionit civil, të përdorura nga linjat ajrore siriane. Pritet se çështja do të diskutohet me Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, i cili do të marrë pjesë në fundin e majit në Samitin BE-SHBA.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD