Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

29 prilli shënohet si Dita Ndërkombëtare e Vallëzimit me vendim të UNESKO-s nga viti 1982

Shkolla Kombëtare e Vallëzimit në Sofje në hap me kohën

БНР Новини

СнимкаÇdo një shkollë profesionale për vallëzim, është e detyruar të ketë shembuj dhe fragmente nga tre shkollat bazë të baletit-franceze, ruse dhe daneze, thotë drejtori i Shkollës Kombëtare të Vallëzimit në Sofje", Bojko Nedellçev.

"Më shpesh kemi vënë në skenë fragmente  nga baletet e Marius Petipa, i cili është francez, por baletet e tij konsiderohen klasikë ruse. Si përfaqësuesi më i spikatur i shkollës franceze pranohet George Balanchine . Kishim mundësinë të ftojmë koreografen e autorizuar Diana White nga Shtetet e Bashkuara, e cila vuri në skenë bashkë me nxënësit tanë një pjesë nga baleti i tij me titullin “Serenade”.Për vizitë na erdhi dhe koreografja Dinna Bjørn nga Baleti Danez në Kopenhagë, specialiste në stilin August Bournonville dhe bashkë me Petja Ilievën, zhvillojnë prova me nxënësit tanë mbi baletin 25 minutash Le Conservatoire or A Marriage by Advertisement. Në koncertin për përfundimin e vitit duam të prezantohen që të dyja krijimet, si dhe koreografia, të cilën e përgatiti me nxënësit tanë balerini i njohur botërisht dhe koreograf Daniel Lommel. Bëhet fjalë për fragment nga një spektakël i tij i quajtur “Bahu ju thotë”.

Daniel Lommel ishte në dhjetëshen e yjeve më të mira të kërcimtarëve në botë gjatë shekullit të kaluar. I lindur gjatë vitit 1945 në Paris ai ka fatin të bashkëpunojë me shumë personalitete të artit botëror.

Снимка"Kërcej që në moshën 13 vjeçare dhe nuk kam pushuar, tha Lommel gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Sofje. Kërcimi është mënyrë jetese, kërcimtarët më konkretisht balerinët zhvillojnë piktura me lëvizjet e veta, kurse kjo është e njëhershme, është shprehje e një impulsi të brendshëm, ndjek dinamikën dhe nuk bëhet në qoftë se kemi frikë që të mos të gabojmë. Karriera botërore kërkon shumë punë - të njohësh stilet e ndryshme, të mund të përshtatesh ndaj kërkesave të ndryshme, të jesh i informuar dhe të mund të përshtatesh shpejt. Kam mësuar po kështu dhe në degën e arteve të bukura, prindërit e mi qenë piktorë. Në moshën 11 vjeçe takova René François Ghislain Magritte, njihja Pikason, kam kërcyer me Roudolf Noureïev, por më e rëndësishmja është të takosh njerëzit e duhur në momentin e duhur. Njerëzit të cilët i kam takuar unë më kanë ndikuar dhe kanë formuar karakterin tim."

Daniel Lommel dhe Maurice BéjartLommel ka qenë balerini kryesor në trupën e “koreografit të shekullit të 20” Maurice Béjart. “U takova me Béjart në Liezh-Belgjikë, akoma përpara se të bëhet i njohur, kujtohet Daniel Lommel. Béjart ishte koreograf në thelbin e tij, kërcimi për të qe një mjet shprehës. Në shfaqjet e tij nuk ka kostume të veçanta si dhe dekore të shumta, në to ka muzikë/ si të Bahut ashtu dhe të Stavinskit/ Béjart e la të lirë kërcimin.

Lommel krijon gjatë vitit 1981 në Greqi shkollën e vet koreografe “Aenaon” dhe që atëherë jeton në Greqi. Çfarë e sjell në Sofje?

"Vazhdimisht takojmë njerëz, por nuk njihemi me ta, por është e rëndësishme të komunikojmë, thotë balerini. Prandaj jam këtu-që ti shikoj gjërat nga afër. Qesh i befasuar duke parë një shkollë të mirë, por shikoj më shumë teknikë sesa një shprehi të trupit. Kështu është sot nëpër botë, nuk i kushtohet rëndësi detajit, kurse ai është i rëndësishëm dhe mban një mesazh."

Ja dhe përshtypjet e vajzave të cilat sivjet do të jenë maturante në Shkollën Kombëtare të Vallëzimit në Sofje nga metodika pedagogjike e Daniel Lommel:

Akoma kur erdhi më bëri përshtypje faktin se na tha të buzëqeshim dhe unë u ndjeva e lirë”, tha Aleksandra. “Është interesante të vijnë njerëz nga vendet e tjera, mësojmë gjëra të reja dhe kalojmë shumë mirë. Metoda e tij është krejtësisht e ndryshme”, shton Iva. “Kombinimet e tij të hapave nuk janë të vështira, por është e komplikuar për tu kombinuar lëvizja e trupit, e kokës dhe e këmbëve në një rritëm shumë të shpejt të pazakonshëm për ne”, sqaron Vera. “Daniel do që përmes vallëzimit ne të mund të dëfrejmë”, përgjithëson Pavlina .

Kurse ne do të presim me padurim t’i shikojmë në skenë më 3 maj dhe 2 qershor.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: nuti.bg dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari Georgi Gospodinov

Fituesi bullgar i “Booker” Georgi Gospodinov: "Bullgaria është një vend i gjallë me histori të patreguara"

Pas romanit “Strehim kohe”, me të cilin shkrimtari Georgi Gopodinov dhe përkthyesja e romanit në anglisht Angela Rodel fituan çmimin prestigjioz “Booker”, lexuesit britanikë mund të njihen me një libër tjetër të Georgi Gospodinov – “Fizika e..

botuar më 24-02-19 12.17.MD
Donço Donçev

Një bullgar përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë botërore të artit në Katar

Piktori Donço Donçev përfaqëson Bullgarinë në një ekspozitë botërore për artin e krijuar nga materialet e ricikluara në kryeqytetin e Katarit, Doha. Ekspozita fillon më 18 shkurt dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit.  Bullgari do të prezantojë 10..

botuar më 24-02-18 9.25.PD
Foto: Shkolla bullgare

Nxënës krijuan portrete avangarde të Apostullit të Lirisë

Portretet Popart të Vasill Levskit, të frymëzuara nga vepra e artistit Andy Warhol, janë krijuar nga nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në shkollën bullgare "Dr. Petër Beron" në Reding. "Nxënësit tanë e njohin mirë punën e Andy Warhol dhe për këtë arsye..

botuar më 24-02-18 8.30.PD