Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Financimi i organizatave fetare përsëri është në rendin e ditës

БНР Новини
Foto: dnevnik.bg

Pas mungesës së gjatë nga rendi i ditës i politikanëve bullgarë, çështja e dhimbshme për financimin e organizatave fetare në Bullgari përsëri është aktuale. Grupi parlamentar i partisë në pushtet GERB parashtroi në Kuvend, bashkë me oponentët e vet politikë Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, një projektligji për çështjet fetare. Projektligji ofron rregulla për subvencionimin shtetëror të organizatave fetare dhe të shkollave religjioze në mënyrë që “të evitohet ndërhyrja e personave, institucioneve dhe shteteve të huaja në çështjet dhe veprimtaritë fetare” (kështu parashtruesit e projektligjit shpjegojnë qëllimin e tij).

Por nga formacioni i nacionalistëve VMRO, i cili është partner i GERB-it në qeveri menjëherë e kritikuan këtë akt të partisë qeverisëse, duke thënë se projektligji është hartuar sipas interesave të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (e cila e përfaqëson komunitetin mysliman në Bullgari). Për këtë arsye VMRO-ja ofroi për diskutim publik një projektligj të vet alternativ. Sipas tij veprimtaritë religjioze në territorin e Bullgarisë do të mund të zhvillohen vetëm nga persona, të cilët kanë mbaruar arsimin e tyre në Bullgari, apo në se diplomat e tyre nga jashtë janë njohur nga organet përkatëse shtetërore sipas një radhe të caktuar. Tekste të tilla në draft-ligjin  e GERB-it, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë mungojnë dhe prandaj nga VMRO-ja mendojnë se ai i shërben interesat e LDL- së. Lideri i VMRO-së Krasimir Karakaçanov, i cili është bashkëkryetari i koalicionit “Patriotët e Bashkuar” dhe zëvendëskryeministër për rendin publik dhe sigurinë, zhvilloi një takim të jashtëzakonshëm nga pikëpamja e stereotipave politike në shtet me kryetaren e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova, për të shpjeguar përparësitë e projektligjit alternativ. Nga ana e vet, bashkëkryetari tjetër i “Patriotëve të Bashkuar”  dhe lideri i partisë “Ataka” Volen Siderov  deklaroi se takimi Karakaçanov – Niniova është i pavlefshëm, sepse nuk është bashkërenduar  me të. Ndoshta konflikti në formacionin e nacionalistëve do të përshkallëzohet edhe më shumë, sepse bashkëkryetari i tretë i patriotëve Valeri Simeonov gjithashtu do ta bisedojë çështjen me socialisten Ninova.

Deri tani shqetësimet nga radikalizimi i grupeve të ndryshme  të shoqërisë dhe përpjekjet për ndryshimin e sjelljes tradicionale të bashkësive të ndryshme fetare tek ne nuk kanë provokuar reagime adekuate legjislative. Shfaqja e komuniteteve fetare, të cilat nuk janë tradicionale për Bullgarinë është në sajë të ndikimeve nga jashtë. Dihet se kjo bëhet me anë të financimeve të jashtme dhe arsimimit të imamëve në shtetet arabe. Por këto veprime deri tani nuk kanë çuar deri në një përgjigje konkrete nga ana e institucioneve përgjegjëse shtetërore. Gjatë marsit të vitit 2016 Radio Bullgaria e komentoi këtë problem në një artikull me titull “Lufta kundër radikalizimit – ende është në sferën e urimeve”. Mënyra, në të cilën kjo temë aktualizohet tani nëpërmjet përpjekjeve për rregullimin e financimit të komuniteteve fetare tregon një angazhim më të gjerë politik me këtë problem. Por pyetja më e rëndësishme është a do të çojë ky angazhim politik deri në vendime konkrete legjislative dhe kur do të bëhet kjo.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNR tashmë ka një kanal në TikTok

Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të..

botuar më 24-05-09 10.22.PD

Koncerte dhe ceremoni solemne me rastin e Ditës së Evropës në Bullgari

Festimi i Ditës së Evropës më 9 maj filloi në vitin 1986. Vendimi për ta shpallur atë u mor në Takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Evropian në Milano më 28-29 qershor 1985. Për t'u dhënë fund konflikteve të shumta në Evropë që kulmuan në..

botuar më 24-05-09 6.55.PD

Një Festival paraqet zbulimet e reja shkencore në një gjuhë të arritshme

120 shkencëtarë nga Bullgaria dhe 10 vende të botës marrin pjesë në një festival që mbahet nga 9 deri më 12 maj në Tech Park të Sofjes. Organizatorët njoftojnë se ndër të ftuarit e njohur ndërkombëtarisht, të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre në një..

botuar më 24-05-09 6.10.PD