Dy krijues bullgarë hapën një ekspozitë të përbashkët në Venecie

Foto: heveniceinsider.com

Ekspozita “Mbrojtësit”, e hapur më 6 maj në ditën e Shën Gjergjit në Venecie, përfshin 25 ikona të piktores Lili Vlladimiriva dhe 17 skulptura të akademikut Krum Damjanov. Kuratori prof. Xhuliano Pizani e quan “një dialog unikal mes krijuesve”, për shkak të gërshetimit të suksesshëm midis stilistikës moderne dhe zbatimit klasik.

Emri i saj nuk është zgjedhur rastësisht, deklaroi gjatë hapjes Ministrja e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian Liljana Pavllova, sepse ne si evropianë kemi qëllim të ruajmë unitetin dhe gjithçka që kemi arritur, pavarësisht nga dallimet midis nesh, feja, gjuha dhe kombësia. Në fjalimin e saj ajo rikujtoi se me fillimin e Presidencës Bullgare ka filluar gjithashtu Viti Evropian i Trashëgimisë Kulturore, i iniciuar nga Komisioni Evropian, kurse “arsimi dhe kultura janë në thelbin e identitetit tonë evropian.”

Ekspozita do të mbetet në galerinë e Venecies “Mizerikordia” deri në fund të muajit maj.

Më shumë nga rubrika

Jordan Radiçkov tregon për madhështinë e njeriut të zakonshëm

Sivjet festojmë 90 vjet nga lindja e Jordan Radiçkovit /24.10.1929/. Një nga mjeshtrit më të mëdhenj të tregimit të shkurtër, një dramaturg i shkëlqyer dhe skenarist, dy herë i përcaktuar për dekoratën Nobel për letërsi, Radiçkovi është një nga..

botuar më 19-01-22 2.30.MD

Ekspozita “Evrika” zbulon sekrete nga bota e shkencës në Kryeqytetin evropian të kulturës

Qendra shkencore e fëmijëve “Muzejko” është për vizitë në Plovdiv me ekspozitën e saj të re “Evrika”. Ajo do të jetë në qytetin e kodrave deri në fund të vitit 2019 që të njohë banorët dhe vizituesit e Kryeqytetit evropian të kulturës me..

botuar më 19-01-20 9.20.PD

Festivali “Sofja Menar” mbledh përsëri adhuruesit e filmit

Kryeqyteti bullgar është   mikpritës i edicionit të 11 të Festivalit të filmit ”Sofja Menar”. Sivjet ai u është kushtuar filmave artistikë, dokumentarë dhe me metrazh të shkurtër nga Lindja e Mesme, Azia Qendrore dhe Afrika Veriore dhe i ofron..

botuar më 19-01-19 10.05.PD