Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në syrin e evropianëve të rinj që banojnë në vend

БНР Новини

Shërbimi Vullnetar Evropian, bashkë me Fondacionin 42 organizojnë aktivitete sociale për të huajt, që banojnë dhe punojnë në Bullgari.  Ideja është krijimi i një mjedisi, ku ata mund të komunikojnë me të huaj të tjerë, që banojnë këtu, dhe njëkohësisht me këtë të takohen me bullgarë. Një aktivitet i tillë është gjithashtu “Survival BG” (“Mbijetesa”). Organizatorët e tij janë serbi Danilo Daloviç dhe spanjollja Alba Martos-Rosa. Ata treguan para mikrofonit të Radio Bullgarisë për mendimet dhe ndjenjat e veta për jetën e njerëzve këtu.

Gjëja e parë, që e tërhoqi vëmendjen e Albës, është gjuha bullgare, të cilën ajo nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë. Pasi mbërriti në Bullgari asaj i bëri përshtypje gjithashtu se njerëzit janë më të rezervuar nga spanjollët. Alba e vlerëson lart ndjenjën e humorit të bullgarit. Njerëzit në Bullgari janë më të qetë në krahasim me ata në vendin e lindjes të Danilos – Serbi. Që të adaptohet këtu Alba shpreson jashtëzakonisht shumë te ndihma e miqve, të cilët banojnë që prej kohe në Sofje, kurse Danilo thotë: “Fillova ta mësoj bullgarishten. Po të banoni në një vend të huaj, që ta lehtësoni jetën e vet duhet të mësonin gjuhën. Dhe kështu hap pas hapi do të krijoni një mjedis të vet, kështu është më lehtë ta njihni qytetin, njerëzit, gjuhën... gjithçka.”

Danilo është nga një qytet i vogël në Serbi. Ndoshta për këtë shkak pyetjes se çfarë i pëlqen atij më shumë në Bullgari ai i përgjigjet duke përmendur në vend të parë kryeqytetin tonë të bukur: “Sofja është në të vërtetë shumë e bukur, qyteti i vjetër nuk është shkatërruar krejtësisht dhe ka shumë mbeturina arkeologjike. Kurse vendi juaj ka male të jashtëzakonshme. Më pëlqen gjithashtu se Sofja na jep mundësi për të vizituar ngjarje të ndryshme – të shkojmë në kinema, teatër, në aktivitete të ndryshme sportive, ose vetëm të shëtisim

Alba dhe Danilo

Për spanjollen Alba dimrat e ftohtë janë një sfidë e vërtetë, kështu qe çdo një njeri të porsaardhur në Bullgari ajo e këshillon për të blerë veshje të ngrohtë. Ja për se Bullgaria është speciale për të:

Unë jam nga Evropa Perëndimore dhe ne jemi shumë egocentrikë, kur të bëhet fjalë për historinë. Kështu është... Unë kam mësuar histori në kolegj, por nuk e di shumë për këtë pjesë të Evropës dhe për historinë e saj. Kështu qe këtu kam mundësi të më më shumë për historinë jo vetëm të Bullgarisë, por të Gadishullit Ballkanik në përgjithësi.

Të dy të rinjtë nuk kanë vendosur nëse do të mbeten këtu, pasi projekti i tyre mbaron, por Alba thotë se pa dyshim do të marrë me vete shumë kavanoza me keçapin e dashur shtëpiak – të ashtuquajturën “lutenica”.

СнимкаLorena, gjithashtu si Danilo, është nga një vend fqinj i Bullgarisë – nga Transilvania e Rumanisë, por tashmë rreth një vit e gjysmë banon në Bullgari. Asaj i pëlqejnë shumë udhëtimet dhe njohja me njerëzit dhe kulturat e reja. Vetëm 22 vjeçare ajo vendosi se jeta e saj ishte e mërzitshme dhe erdhi në Bullgari në kuadrin e një programi vullnetar. Gjërat e para që i bënë përshtypje ishin alfabeti ynë dhe njerëzit. Të rinjtë në Bullgari i bëjnë një përshtypje të shkëlqyeshme, sidomos shakatë e tyre. Momentet më të paharrueshme për të janë udhëtimet me autostop bashkë me miqtë e saj: “Kurrë deri tani në jetën time nuk kisha udhëtuar me autostop. Në regjionin ku banoj në Rumani është e detyrueshme t’i paguani shoferit. Ndërsa në Bullgari kemi udhëtuar me autostop deri në Varna, Razllog, Bankso. Për mua ky ishte një përjetim i mrekullueshëm.”

СнимкаJan Weber gjithashtu është një prej pjesëmarrësve në “Survival BG”. Ai është nga qyteti gjerman Hamburg dhe jeton në Bullgari tashmë rreth dy vjet. Jan, i cili punon si konsulent i kompanive të ndryshme, ka ardhur në Bullgari krejt rastësisht. Sipas tij bullgarët janë shumë mikpritës. Jan është befasuar shumë nga kultura e pasur dhe historia e jashtëzakonshme e vendit tonë. Ndërsa traditat kulinare ngjajnë me ato në vendin e tij. Për shembull gjermanët kanë një sallatë, e cila është e afërt me sallatën “shopska” në Bullgari. Ata kanë gjithashtu një pijë alkoolike, që i përngjan rakisë bullgare. Mirëpo, në dallim të bashkatdhetarëve të tij bullgarët janë njerëz më të afrueshëm dhe kjo i pëlqen atij shumë.

Më parë kam banuar në SHBA dhe në Britaninë e Madhe, kurse tani jam këtu. Në përgjithësi Sofja është një vend shumë ndërkombëtar” – thotë Jan. Sipas të riut problemi më i madh ende është barriera gjuhësore, megjithëse ai tashmë e ka mësuar alfabetin cirilik. Madje mund të lexojë, por e di se që ta mësojë gjuhën bullgare, duhet të bëjë më shumë përpjekje. Pyetjes si ka ndikuar Bullgaria në jetën e tij, ai iu përgjigj kështu: “Në vend të parë këtu ka shumë mundësi financiare, sepse Bullgaria është një shtet i ri në BE. Në përgjithësi ekonomia e lirë na jep mundësi për biznes këtu dhe ka shumë mundësi në këtë drejtim” – na shpjegoi ai.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: survivalbg.info



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në foto (nga e majta në të djathtë): Boris Georgiev, Ministri në detyrë i arsimit dhe shkencës Galin Cokov, themeluesi i INSAIT Martin Veçev, zëvendës president i Google DeepMind Sllav Petrov

Google dhuron bursa për studiuesit e rinj në INSAIT

Google jep 1 milion dollarë për bursa për shkencëtarët e rinj që punojnë në Institutin Bullgar për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji - INSAIT, pranë Universitetit të Sofjes. Ky është një nga dhurimet më të mëdha të bursave..

botuar më 24-05-16 12.07.MD

Bullgari - evropian: Edhe këtu edhe atje ai është në shtëpi

Bullgaria po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e dinamikës së përgjithshme të ndryshimit të vendndodhjes së qytetarëve evropianë. Nuk ka vende evropiane jo mikpritëse, por është çështje e politikave dhe interesave të ndryshme të bullgarëve, thekson..

botuar më 24-05-16 7.25.PD
Pjesëmarrëse në konkursin e bukurisë “Mbretëresha e plazhit”. 1936

Moda nga mesi i shekullit të XIX-të deri në mesin e shekullit të XX-të prezantohet nga Arkivi Shtetëror

“Moda në pasqyrën e një shekulli – nga mesi i shekullit të XIX-të deri në mesin e shekullit të XX-të” – me këtë titull, Agjencia Shtetërore “Arkivat” prezanton në një ekspozitë me mbi 120 foto dhe artefakte origjinale ndryshimin e veshjeve dhe..

botuar më 24-05-16 6.10.PD