Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të ardhurat mesatare për anëtar të një familjeje shënojnë rritje

Foto: EPA/BGNES

Të ardhurat mesatare për një anëtar të familjeje gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 ishte 719 euro dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017 shënuan një rritje me 9.8 për qind. Në strukturën e të ardhurve të përgjithshme me kuotë më të lartë është rroga 56.3 për qind, të ndjekur nga pensionet 27.0 për qind, nga vetëpunësimi 6.7 për qind dhe nga asistenca sociale 3.0 për qind. Këtë e njoftuan nga Instituti Kombëtar Statistikor. Të ardhurat nga rroga janë 405 euro duke shënuar rritje me 11.5 për qind, të ardhurat nga pensione u rritën me 2.1 për qind dhe arritën 194 euro, të ardhurat nga ndihmat sociale u rritën deri në 21 euro. Shpenzimi i përgjithshëm për person të familjes gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 ishte 646 euro dhe u rrit me 11.5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD
Blloku i pestë e centralit atomik

Agjencia Rregullatore Bërthamore licencon karburantin bërthamor të “Westinghouse” për centralin atomik “Kozlloduj”

Agjencia Rregullatore Bërthamore ka lëshuar një leje për centralin atomik “Kozlloduj” për një kalim me faza në një lloj të ri të karburantit bërthamor RWFA të prodhuar nga “Westinghouse” për njësinë 5. Procesi i kalimit në llojin e ri të..

botuar më 24-04-22 2.51.MD