Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB mbetet forca kryesore politike, sipas sondazheve të fundit sociologjike

Foto: arkiv

Sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike “Mediana”, në qoftë se tani në Bullgari zhvillohen zgjedhje parlamentare, për partinë GERB do të votonin 25.8 për qind, për Partinë Socialiste Bullgare (BSP) – 22.6 për qind, për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – 8.1 për qind, për Patriotët e Bashkuar (OP) – 6.7 për qind, GERB është para BSP-së me 3.2 për qind. Dy partitë e tjera, të cilat mund të jenë relativisht të qeta në qoftë se zhvillohen zgjedhje parlamentare para afatit, janë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe Patriotët e Bashkuar. Mirëpo zgjedhje të tilla dëshirojnë vetëm 26 për qind prej të anketuarve, kurse 46 për qind prej tyre duan që qeveria ta përfundojë mandatin e vet, konstaton sondazhi i “Medianës”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD