Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, i cili është në Sofje për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, zhvilloi një takim dypalësh me Kryeministrin Bojko Borisov. Kryeministri deklaroi se pret që aderimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE të vazhdojë të jetë një politikë me prioritet edhe pas përfundimit të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Kryetari i Parlamentit e përshëndeti Borisovin për zhvillimin e suksesshëm të Presidencës dhe për punën e Bullgarisë për përqendrimin e vëmendjes te Ballkani Perëndimor. Ai e ripohoi angazhimin e Parlamentit Evropian për ta përkrahur perspektivën evropiane të shteteve të këtij regjioni, për ta inkurajuar dialogun mes tyre dhe për zhvillimin e reformave të domosdoshme.
Në Ditën e Guximit dhe festën e Ushtrisë Bullgare - 6 maj, Presidenti dhe Komandanti i Përgjithshëm Suprem Rumen Radev do të marrin pjesë në ceremoninë e bekimit të flamujve të betejës në sheshin “Shën Aleksandër Nevski". Ai do të pranojë gradën e..
E hëna do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga jug-juglindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje – rreth 6°, ndërsa maksimalet – kryesisht ndërmjet 21° dhe 26°, në Sofje – rreth 23°. Do të mbajë..
Njësia 5 e centralit atomik “Kozlloduj” është mbyllur për riparime të planifikuara vjetore dhe furnizim me karburant bërthamor deri në mesin e qershorit të këtij viti, raporton uzina. Si pjesë e programit të diversifikimit, reaktori do të..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev njoftoi se sot do të bëjë kallëzim në Prokurori dhe në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare për rastin..
Ministri i Transportit Georgi Gvozdejkov do të negociojë drejtpërdrejt prokurimin publik për blerjen e 35 lokomotivave të reja. Ftohen për negociata 4..
Rimbushja e rezervës në ushtri është diçka e ndërlikuar, pranoi ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ushtria përpiqet ta plotësojë atë..