Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rregulla të reja për ndihmën financiare ndaj shkollave bullgare të së dielës jashtë shtetit

Foto: arkiv

Qeveria miratoi rregulla të reja për ndihmën financiare ndaj shkollave bullgare të së dielës jashtë shtetit. Ato do të varen nga formati i arsimimit dhe pjesëmarrja e fëmijëve në veprimtaritë shkollore, të cilat kontribuojnë për ruajtjen e vetëdijes kombëtare, kulturën dhe traditat e popullit bullgar.

Çdo vit buxheti shtetëror siguron mjete për ndihmën e arsimit të fëmijëve bullgarë jashtë shtetit në disa lëndë mësimore – gjuha dhe letërsia bullgare, historia dhe qytetërimi, gjeografia dhe ekonomia, që kanë të bëjnë me historinë dhe gjeografinë e Bullgarisë, si dhe për veprimtari suplementare shkollore, të cilat e ndihmojnë këtë arsim. Rregullat e reja japin mundësi për organizimin e mësimdhënies elektronike. Qëllimi është që në këtë mënyrë të zgjerohet aksesi tek arsimi. Është parashikuar një sistem elektronik për llogaritjen e mjeteve të siguruara, i cili nga ana e vet do të çojë në pakësimin e dokumentacionit shkollor dhe të peshës administrative për organizatat e bullgarëve, që jetojnë jashtë shtetit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD