Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Para Moskës Kryeministri Borisov do të vizitojë Zagrebin dhe Kievin

Kryeministri Bojko Borisov
Foto: BGNES

Kryeministri Bojko Borisov do të jetë për vizitë në Kroaci dhe Ukrainë më 26 dhe 27 maj, bëri të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë. Javën tjetër Kryeministri do ta vizitojë Moskën. Data e vizitës së tij në kryeqytetin rus ende nuk është shpallur zyrtarisht në Sofje, por sipas burimeve ruse ajo është planifikuar për 30 majin. Në Zagreb ditën e shtunë Kryeministri Borisov do të bisedojë me homologun e vet kroat Andrej Plenkoviç. Që të njëjtën ditë Borisov do të mbërrijë në kryeqytetin e Ukrainës Kiev, ku do të takohet me Presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko dhe me Kryeministrin Volodimir Grojsman. Temat e pritura të bisedimeve janë thellimi i marrëdhënieve bilaterale dhe çështje aktuale të politikës së jashtme, njoftoi sajti Dnevnik.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit të sondazhit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve..

botuar më 24-04-26 9.06.PD

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD