Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Kryeministrat e Bullgarisë dhe të Turqisë do të takohen në Ankara

Foto: BGNES
Kryeministri bullgar Bojko Borisov do të diskutojë më 12 qershor në Izmir me homologun e tij turk Binali Yıldırım bashkëpunimin dypalësh në ekonomi, energjetikë dhe kulturë, problemet e etnisë turke në Bullgari dhe tema të tjera me karakter regjional. Vizita e Borisovit koincidon me ceremoninë e hyrjes në veprim të Gazsjellësit Transanadolian /TANAP/, nëpërmjet të cilit gazi i Azerbajxhanit përmes Turqisë do të transportohet deri në Evropë.  

Turqia ndërtoi mure në kufijtë me Sirinë dhe Iranin

Foto: middleeastmonitor.com
Turqia përfundoi ndërtimin e murit të betonit me gjatësi 764 km, që ndodhet në kufirin me Sirinë. 200 km prej pajisjes janë ndërtuar në saje të punës së autoriteteve vendore në provincat kufitare turke, transmetoi Agjencia e Anadollit. Ndërtimi filloi gjatë vitit 2015 si pjesë e masave të Ankarasë për forcimin e sigurisë në kufirin me Sirinë, gjatësia e të cilit është gjithsej 911 km. U përfundua gjithashtu ndërtimi i një rrethi me gjatësi 144 km në kufirin e Turqisë me Iranin.

Presidenti Vuçiç u bëri thirrje serbëve për të protestuar pa e shkelur ligjin

Foto: BGNES
Lidhur me protestat për shkak të çmimeve të larta të lëndëve djegëse Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç vuri në dukje: “Çdonjëri mund të protestojë, por pa e shkelur ligjin” dhe e akuzoi opozitën se ajo e ka organizuar pakënaqësinë e popullit. Deklarata u shkaktua nga një sërë demonstrimesh kundër çmimeve të larta të lëndëve djegëse të premten, të shtunën dhe të dielën, që u mbajtën në disa qytete të vendit. Duke nënvizuar se çmimi i rrymës elektrike në Serbi është 6.64 eurocentë për një kilovat orë, çmim ky i cili është më i ulëti në Evropë dhe me 8.2 për qind më i ulët nga ai në Maqedoni, Vuçiç pyeti në mënyrë ironike se pse opozita nuk organizon demonstrime kundër pagimit të korrentit kaq të lirë.

Shqipëria i përgënjeshtroi pohimet se do të krijojë “Qendër për Luftëtarë të ISIS-it

Foto: euractiv.com
Qeveria në Tiranë i përgënjeshtroi pohimet se në Shqipëri do të krijohet një Qendër për ish luftëtarë të ISIS-it, të cilët janë shtetas të shteteve ballkanike. Kohët e fundit këto pohime shkaktuan një histeri të vërtetë dhe të gjitha partitë kryesore politike në vend i dërguan akuza të rënda Kryeministrit Edi Rama. Këshilltari i Kryeministrit për mbrojtjen Sandër Lleshi komentoi se ka abuzime edhe me një deklaratë të Kryeministrit bullgar Bojko Borisov, pasi fjalët e tij janë cituar jashtë kontekstit. Në fakt bëhet fjalë për Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, për të cilën në takimin ndërkombëtar në Tiranë pala shqiptare propozoi që ajo të shndërrohet në qendër regjionale.

Arrestuan terroristë, të cilët kanë përgatitur sulm kundër KFOR-it

Foto: kosovapress.com
Prokuroria e Prishtinës bëri të ditur se janë arrestuar një burrë dhe një  grua që dyshohet se planifikuan sulm ndaj trupave të NATO-s në Kosovë, si dhe disa sulme në vende publike të frekuentuara nga qytetarët. Njëri prej të arrestuarve – shtetas belgjian me inicialët G. SH., dyshohet se planifikoi akte terroriste në territorin e Belgjikës dhe të Francës, duke përdorur atentatorë vetëvrasës, eksploziva dhe mjete transporti.

“Plusinfo.mk”: Po punohet për marrëveshjen rreth emrit dhe nuk ka krizë

Foto: BGNES
Bisedimet midis Maqedonisë dhe Greqisë për emrin e vendit maqedonas nuk janë në krizë. Këtë e ka deklaruar një burim i njohur mirë me procesin, cituar nga “Plusinfo.mk”. Dy ditë më herët në hapësirën publike kishte spekulime se bisedimet praktikisht janë rrëzuar dhe se gjenden në një krizë të rëndë. Sipas burimit të “Plusinfo.mk” pohimet për dështimin e bisedimeve janë një spekulim i dëmshëm, po punohet mbi dokument, por për përfundimin e tij ka nevojë për kohë suplementare.

Në Rumania u zhvillua një protestë e... pushtetarëve

Foto: BGNES
Mbi 150 mijë veta morën pjesë në një protestë në Bukuresht, organizuar nga koalicioni në pushtet në Rumani kundër “abuzimeve në sistemin gjyqësor të vendit”. Agerpres komentoi se demonstrimi ishte “provë e pushtetarëve për të luftuar kundër atyre, të cilët organizojnë demonstrime, me tezën se qeveria i pengon proceset kundër korrupsionit në Rumani”. Në protestën në kryeqytet ishin të pranishëm Kryeministrja Viorica Dăncilă dhe ministra nga kabineti i saj. Kishte pllakate me mbishkrimin „Stop proceseve staliniste” dhe “Kërkojmë drejtësi dhe jo polici politike”.  

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva 


Më shumë nga rubrika

Doc. Aleksej Pamporov

“Lidhja e Zërave. Diaspora” paraqet rrëfimet e 82 bullgarëve jashtë vendit

Platforma online për të drejtat e njeriut “Margjinali”, me mbështetjen e Fondacionit “Tomsën”, përgatiti projektin “Lidhja e Zërave. Diaspora”, duke paraqitur 82 histori dokumentare të njerëzve nga diaspora bullgare në BE, SHBA dhe Kanada. Projekti..

botuar më 24-04-10 10.15.PD

Pranvera erdhi dhe bashkë me të edhe brezat e rinj të të pastrehëve

Ai është thjesht një maçok, por fati i tij bëri bujë në rrjetet sociale. Rreth 10 muaj më parë ai u shfaq në Bibliotekën Kombëtare të Plovdivit “Ivan Vazov” në Ditën e Shën Gjergjit dhe e quanin Gogo. Ai fitoi shpejt dashurinë e bibliotekarëve,..

botuar më 24-04-07 10.35.PD

Popullata e bizonëve evropianë në vendin tonë po rimëkëmbet dalëngadalë

17 janë bizonët që janë liruar dhe jetojnë të lirë në Rodopet Lindore. Ata janë të ndarë në dy tufa dhe së fundmi bizoni i parë i lindur në liri ka të voglin e tij. Fondacioni Wilder Rhodope (Rodope më të egra), i cili po punon për një projekt për të..

botuar më 24-04-06 9.10.PD