Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritja e shkëmbimit të mallrave mes Bullgarisë dhe Rusisë për 2017-ën është 40%

Foto: arkiv

Gjatë vitit 2017 shkëmbimi bilateral i mallrave mes Bullgarisë dhe Rusisë ka shënuar rritje mbi 40%, duke tejkaluar shifrën 4,2 mlrd. dollarë.

Kjo u bë e qartë gjatë takimit në Sofje mes zëvendës-ministrit të ekonomisë Aleksandër Manolev dhe zëvendës-presidentit të Dhomës Ekonomike dhe Tregtare të Federatës Ruse Vladimir Padalko.

Medikamentet janë ndër mallrat kryesore, të cilat Bullgaria i eksporton në tregun rus. Një potencial të madh ka në fushën e inxhinierisë mekanike dhe në atë të materialeve ndërtimore. Sferat e tjera me interes të përbashkët janë parfumeria, kozmetika, prodhimi i verërave.

Do të vazhdojë bashkëpunimi i nivelit rajonal dhe zgjerimi i kontakteve të drejtpërdrejta mes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga të dyja vendet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

EK: Rreziku i lartë i varfërisë dhe pabarazia e konsiderueshme e të ardhurave në Bullgari

Pjesa e popullsisë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në Bullgari mbetet e lartë dhe pabarazia e të ardhurave është e konsiderueshme. Kjo theksohet në dokumentin e punës të Komisionit Evropian për konvergjencën sociale të vendeve anëtare..

botuar më 24-05-12 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në orët e mëngjesit do të ketë më shumë vranësira në rajonet ekstreme lindore dhe jugore, por pa reshje. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 24-05-10 7.35.MD

Ka një rritje të numrit të refugjatëve ukrainas në Bullgari

Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë , fluksi i refugjatëve nuk ndalet dhe aktualisht po rritet sërish pas një rënie të caktuar. Këtë e deklarojnë ukrainasit që jetojnë në Bullgari, të cilët ndihmojnë në përshtatjen e të sapoardhurve...

botuar më 24-05-10 6.27.MD