Bullgaria, Serbia dhe Hungaria do të punojnë për garantimin e sigurisë energjetike në regjion, duke zhvilluar bashkëpunimin në fushën e gazit natyror.
Kjo u bë e qartë gjatë takimit të Ministres bullgare të energjetikës Temenuzhka Petkova me Ministrin serb të energjetikës dhe minierave Aleksandër Antiç dhe Ministrin e punëve të jashtme dhe tregtisë të Hungarisë Peter Siarto (PéterSzijjártó).
Tema kryesore e bisedimeve ishte realizimi i projektit për ndërtimin e linjës interkonektive mes sistemeve të shpërndarjes së gazit natyror të Bullgarisë dhe Serbisë. Ministrat Petkova dhe Antiç nënvizuan se do të ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme në mënyrë që përdorimi i interkonektorit të fillojë më 2022-ën.
Këshilli i Ministrave urdhëroi riparimin urgjent të gardhit përgjatë kufirit tonë me Turqinë me një vendim të datës 6 qershor, njoftoi BNR Burgas. Punimet urgjente të riparimit dhe restaurimit të objektit inxhinierik duhet të përfundojnë deri më..
Sot, 7 qershor, është dita e fundit e fushatës zgjedhore për zgjedhjet "2 në 1" në Bullgari - për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, që do të mbahen më 9 qershor. Sonte në mesnatë përfundojnë fushatat e formacioneve politike dhe agjitacionet..
Territori i Bullgarisë u ul minimalisht për 2 vite, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI). Te data 31 dhjetor 2023, territori i vendit, i llogaritur nga Instituti mbi bazën e modeleve digjitale të hartës kadastrale, është 110..
Me një epërsi prej afro 10%, GERB-SDS kryeson renditjen e miratimit të votuesve që do të votojnë për parlamentin kombëtar dhe atë evropian më 9..
Ditën e premte do të jetë me diell. Pasdite mbi zonat malore do të zhvillohen vranësira, por vetëm në disa vende të izoluara do të ketë reshje shiu...
Burgasi pret Festivalin e parë Ndërkombëtar Letrar të Detit të Zi. Nga sot deri më 9 qershor do të ketë lexime dhe takime profesionale me..