Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Disa muzikantë bullgarë do të marrin pjesë në soundtrackun e filmit “Solo: A Star Wars History”

Foto: EPA/BGNES

Një prej filmave më të pritur këtë vit “Solo: A Star Wars History” (“Solo: Një histori nga Lufta e yjeve”) tashmë është në kinema. Mirëpo, pak nga fansat e serisë e dinë se kompania bullgare Sofia Session Orchestra & Choir është producent dhe e ka incizuar një pjesë prej koreve për soundtrackun e filmit. Në projekt ka marrë pjesë një kor meshkujsh prej 30 këngëtarësh, ndër të cilët shtatë “basso profondo” – zëri më i ulët i njeriut në traditat korale bullgare dhe 30 këngëtare popullore nga kori “Vanja Moneva”. Ata kanë incizuar një pjesë prej muzikës së filmit. Qëllimi i saj është që ta nënvizojë temën e një personazhi të veçantë. Dirigjenti i korit mashkullor është Georgi Strezov, kurse Vanja Moneva është dirigjentja e korit të femrave. Veprimtaria e kompanisë Sofia Session Orchestra & Choir i është drejtuar krejtësisht tregut ndërkombëtar dhe realizon projekte për disa prej kompanive më të mëdha të producentëve në botë, ndër të cilat Disney, Warner Bros, Sony, BBC, Lucas Film, LEGO, Netflix, EMI, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare /BTA/.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD