Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Amendamente legjislative lehtësojnë punësimin e shtetasve të huaj me prejardhje bullgare

Foto: Bulphoto

Këshilli i Ministrave pranoi ndryshimet e Rregullores për zbatimin e Ligjit për të huajte në Bullgari. Bashkë me kërkesat e lidhura me dokumentet evropiane, ato kanë të bëjnë edhe me domosdoshmërinë për lehtësimin e procedurave të aplikimit për të drejtën e qëndrimit të të huajve me prejardhje bullgare, të cilat janë shtetas të vendeve të treta. Kjo do të ofrojë më shumë mundësi për akses të kuadrove të kualifikuara në tregun bullgar të punës.

Të huajt me prejardhje bullgare, të cilët kanë hyrë në shtet legalisht pa viza për qëndrim të afatgjatë, do të marrin të drejtë qëndrimi pasi parashtrojnë në Agjencinë Kombëtare të të Ardhurave kontratën e tyre të punës, të lidhur me ndonjë punëdhënës vendor.

Ata do të mund të aplikojnë për leje për qëndrim të përhershëm pas pagimit të tarifës, por vetëm me kushtin që nuk do të ndërpresin punë dhe nuk do të dalin jashtë territorit të Bullgarisë (në zbatim të procedurave për marrjen e vizave).

Afati për marrjen e Lejes për qëndrim të afatgjatë dhe për punë shkurtohet nga 14 deri më 7 ditë. Nga të huajte me prejardhje bullgare, të cilët aplikojnë për qëndrim të përhershëm, nuk do të kërkohen prova për këtë se mund të mbulojnë shpenzimet e tyre në Bullgari.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja dëshiron që marrëdhëniet bullgaro-vietnameze të arrijnë një nivel strategjik

Bullgaria dhe Vietnami do të punojnë për të thelluar më tej shkëmbimin ekonomik dhe investimet e ndërsjella, thanë presidenti Rumen Radev dhe ministri i industrisë dhe tregtisë së Vietnamit Nguyen Hong Zien. I ftuari është kryetari nga pala..

botuar më 24-05-14 8.36.PD

Zgjedhin "Burrin e Vitit - 2023" të Bullgarisë

Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov,..

botuar më 24-05-14 6.10.PD

Parashikimi i motit për 14 majin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vranësirat do të jenë të ndjeshme gjatë ditës, pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra mbi Bullgarinë Perëndimore, intensive në zonat malore...

botuar më 24-05-13 7.35.MD