Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditën e Enjos thuren kurora për shëndet

Foto: gabrovodaily.info

Më 24 qershor populli shënon Ditën e Enjos – një festë e diellit, barërave kuruese dhe ujit. Zakonet e lidhura me këtë ditë prezantohen çdo vit në Muzeun Etnografik “Etëra” në afërsi të qytetit Gabrovo.

Kjo është një festë në të cilën thuren kurora aq të mëdha që njeriu të jetë në gjendje të kalojë përmes tyre. Barërat mjekësore që mblidhen atë ditë duhet të jetë 77 e gjysmë, aq sa janë sëmundjet. Gjysma është për të ashtuquajturën “sëmundje të panjohur”. Besohet se kur njeriu kalon përmes Kurorës së Enjos ai nuk do të sëmuret tërë vitin. Kurorat më të bukura kushtuara kësaj dite mund të shihen në një ekspozitë speciale në “Etëra”.

Vajzat bëjnë buqeta  dhe thurin kurora që të magjepsin djalin për të cilin ëndërrojnë. Në ato përveç barërave për shëndet ka edhe të tillë të cilat tërheqin dashurinë: mëlaka e kuqe (Geum coccineum) për të magjepsur beqarët,

Dita e Enjos shënohet edhe si festë profesionale e farmacistëve në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD