30 fëmijë dhe 10 mësues nga Qendra kulturore arsimore bullgaro-ukrainase “Media” në Odesën e Ukrainës, marrin pjesë në seminarin dyjavor të gjuhës bullgare në qytetin Razgrad. Seminari organizohet me ndihmën e Qendrës shkencore “Kiril dhe Metodi” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në partneritet me shkollën tetëvjeçare “Ivan S. Turgenev” në qytetin verilindor bullgar. Me anë të një dekreti ministror nga viti 1993 për realizimin e arsimimit të bullgarëve jashtë shtetit, që të gjithë personat me kombësi bullgare, të cilët jetojnë më vete ose në bashkësi bullgare, kanë të drejtë të frekuentojnë kurs dyjavor kualifikues, duke u përfshirë në programe të ndryshme arsimore në Bullgari. Në qytetin Razgrad seminari zhvillohet për vit të parë dhe do të vazhdojë deri më 1 korrik.
Miqtë janë akomoduar në shtëpinë e pushimit “Pçelina” në vendin me të njëjtin emër. Për ta janë siguruar leksione dhe ushtrime në gjuhën bullgare, në historinë dhe gjeografinë bullgare, në muzikën popullore dhe artet etnografike. Gjatë kohës së seminarit fëmijët njihen me traditat dhe zakonet kombëtare, kurse lektorët nga Qendra shkencore “Kiril dhe Metodi” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave zhvillojnë mësime praktike me mësuesvit.
Nxënësit nga shkolla tetëvjeçare “I. S.Turgenev” marrin pjesë aktive në programin e përgatitur për moshatarët e tyre ukrainas, si dhe në vizitat në vende interesante kulturore dhe historike në rajonin e qytetit Razgrad dhe në kryeqytetet e vjetra bullgare – Pliska dhe Veliki Presllav. Mbrëmjet e fëmijëve bullgarë dhe ukrainas janë plot me lojëra tradicionale, rreth zjarrit në kamp mikpritësit tregojnë përralla.
Bullgarët e Besarabisë u pritën në godinën e administratës së rrethit në qytetin Razgrad nga vërsnikët e tyre nga shkolla e Razgradit me bukë, merudhi dhe mjaltë. E duam shumë mëmëdheun tonë të vjetër, çdo një fëmijë nga grupi ka rrënjët e veta në Bullgari, premtojmë të mësojmë gjuhën bullgare dhe të njihemi me vëllezërit tanë sllavë”, tha mësuesja nga Ukraina – Viktorija Stojanova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Sadet Kërova
Një tjetër donacion të madh për rajonin e Prespës së Vogël të Shqipërisë, ku jetojnë edhe njerëz me rrënjë bullgare, bëri Fondacioni “Kujtesa Bullgare”. Pas kërkesës së kryetarit të Komunës Pustec Pali Kolevski dhe nënkryetarit Jani Nikolla,..
Më 27 prill, vullnetarë nga gjithsej 465 rajone në të gjithë Bullgarinë morën pjesë në edicionin e tetë të fushatës "Ne numërojmë harabelat" të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. U numëruan gjithsej 6240 harabela të tre llojeve - shtëpiake,..
Më 31 dhjetor 2023, popullsia e Bullgarisë është 6 445 481 njerëz, ose 1,4% e popullsisë së BE-së, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Burrat janë 3 097 698 (48,1%), dhe femrat – 3 347 783 (51,9%). Përqindja e..
Në mesnatë përballë Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kryetari i përkohshëm i Sinodit të Shenjtë – Mitropoliti i Vracës Grigorij,..
E ndërtuar në vetëm pak muaj nga komuniteti bullgar në Edrene, kisha “Shën Gjergji Fitimtar” vazhdon të ruajë frymën ortodokse bullgare për..
“Uroj shëndet, paqe dhe dashuri në çdo shtëpi bullgare! Le të na mbushë zemrat dhe mendimet drita dhe gëzimi i festës më të madhe të krishterë dhe të..