Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Japonia duhet të bashkëpunojnë më aktivisht në ekonomi

Foto: BGNES

Shkëmbimi tregtar midis Bullgarisë dhe Japonisë është 163 milion dollarë, gjë që nuk është e mjaftueshme përsa i përket potencialit të dy shteteve. Këtë e tha zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev gjatë Forumit Biznes Bullgaro-Japonez.

Ai theksoi, se Bullgaria dhe Japonia bashkëpunojnë aktivisht midis njëra-tjetrës sidomos në sferën e kulturës, madje marrëdhëniet e mira në këtë fushë datojnë që prej dekadash. Mirëpo, me rëndësi është që ato të thellohen edhe në ekonomi. Zëvendës kryeministri theksoi, se do të jetë mirë në se do të forcohet bashkëpunimi në industrinë ushqimore, teknologjitë e informacionit etj.

Në forum që u mbajt në Sofje morën pjesë përfaqësues të më se 30 kompani japoneze të sektorëve të ndryshëm ekonomikë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti i dha dritën jeshile një projekti bërthamor me teknologji amerikane

Me 149 vota "pro", 50 "kundër" dhe tre abstenime, parlamenti ratifikoi në lexim të parë Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe SHBA-së për bashkëpunimin për projektin e ndërtimit të një kapaciteti bërthamor në sheshin e Centralit Atomik Elektrik..

botuar më 24-03-14 3.33.MD

Inflacioni po ngadalësohet

Inflacioni mujor për muajin shkurt, sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit, ka qenë 0.3%, raportoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën mars 2023 - shkurt 2024 krahasuar me periudhën mars 2022 - shkurt 2023 është..

botuar më 24-03-14 3.01.MD
Kristalina Georgieva

Është realiste që Bullgaria të vërë në qarkullim euron në vitin 2025

Nuk do të fiksoja një datë, e rëndësishme është që në vitin 2025 Bullgaria të jetë në Eurozonë dhe kjo është realiste. Këtë e tha Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një konferencë në Sofje. Ne e dimë..

botuar më 24-03-12 11.31.PD