Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti dhe qeveria kanë vlerësime të ndryshme për Presidencën Bullgare të Këshillit të BE-së

Foto: BGNES

Në konferencën e zhvilluar në Sofje për rezultatet nga Presidenca e përfunduar bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian, presidenti Rumen Radev apeloi që komplimentet e lidhura me Presidencën të mos na mashtrojnë dhe të heqim dorë nga “fanfarat lidhur me Ballkanin Perëndimor”. Sipas udhëheqësit të shtetit, Ballkani Perëndimor ka vazhduar të jetë një prioritet për Sofjen, por ka mbetur jashtë fokusit të Evropës së bashkuar.

Ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva  shprehu mospajtim me këtë vlerësim duke rikujtuar se në fillimin të punës të Komisionit Evropian në këtë përbërjeje  zgjerimi i Bashkimit nuk qe prioritet, kurse pas Presidencës Bullgare tanimë është një nga temat më të rëndësishme. Në këtë kontekst ajo deklaroi se Bullgaria ka arritur ta bëjë prioritetin e saj kombëtar për integrimin e Ballkanit Perëndimor pjesë e prioriteve të përgjithshme evropiane.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sinjalizuar probleme me respektimin e të drejtave të njeriut

Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..

botuar më 24-04-24 9.50.PD
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev

49% e votuesve me të drejtë vote janë gati të shkojnë në qendrat e votimit më 9 qershor

Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga..

botuar më 24-04-24 9.18.PD

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD