Në qendrën e qytetit Dobriç gjendet një monument i kulturës, i cili është pjesë e historisë së lashtë të krahinës së Dobruxhës.
Bëhet fjalë për godinën e një banje të pasur romake, e cila mbase ka shërbyer vilën e ndonjë romaku të pasur. Atje duken qartë 6 ambiente të veçanta-vend për t’u zhveshur, pishinë për procedura të ftohta, për procedura të ngrohta dhe të përziera, si dhe ambient për ngrohjen e ujit. Janë zbuluar dhe mbeturinat e sistemit të furnizimit të ujit dhe të kanalizimit. Sipas specialistëve banja është përdorur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 3 dhe fillimit të shekullit të 4, kur Dobruxha ka qenë pjesë e perandorisë Romake.
Rrënojat janë zbuluar dhe janë restauruar gjatë vitit 1963, por pas kësaj janë braktisur. Kohët e fundit me përpjekjet e baskisë, monumenti i vlefshëm është pastruar nga plehrat dhe bimët dhe do të bëhet një nga vendet interesante për vizituesit e qytetit.
Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..
Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..
Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...