6 389 janë të huajt e regjistruar si punonjës sezonal në Bullgari nga shtete të treta për gjashtëmujorin e parë. Gjatë së njëjtës periudhe të vitit 2017 ata kanë qenë mezi 2 847. Këta janë njerëz përgjithësisht nga 36 shtete jashtë Bashkimit Evropian. Më shumë janë punonjësit sezonal nga Ukraina - mbi 5 mijë. Pasojnë Moldavia, Kirgistani dhe Rusia. Ka dhe të tillë nga vendet ekzotike si Vietnami, Tajlanda. Sektorët, në të cilët janë punësuar më shumë qytetarë nga shtete të treta janë turizmi dhe bujqësia. Rritja vjen nga lehtësimet, të cilat janë bërë në legjislacionin bullgar me kërkesë të punëdhënësve, të cilët alarmuan për deficit të kuadrove.
Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..
Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..
Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..
Një qendër e re për mbrojtjen dhe përfshirjen e refugjatëve, emigrantëve dhe shtetasve të vendeve të treta u hap në Plovdiv. Qendra e quajtur..
Në 24 orët e ardhshme vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të ketë reshje shiu në shumë rajone të Bullgarisë Qendrore..
Presidenti Rumen Radev vuri veton mbi ndryshimet në Ligjin për Inkurajimin e Investimeve. Ndryshimet rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe krijojnë rrezik..