Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është mes vendeve, të cilat kanë tërhequr më shumë investime mbi planin “Junker”

Foto: EPA/BGNES

Bullgaria është mes vendeve, të cilat kanë tërhequr më shumë investime mbi të ashtuquajturin plan “Junker”. Në qoftë se  investimet e tërhequra trajtohen në krahasim me produktin e brendshëm bruto, mes shteteve në krye janë Greqia, Estonia, Lituania, Bullgaria dhe Finlanda, informon gazeta “Dnevnik”, duke cituar zyrën e shtypit të Komisionit Evropian. Nga korriku i vitit 2015 Fondi Evropian për Investime Strategjike (EFSI), i njohur si plani “Junker”, ka tërhequr 335 miliardë euro investime suplementare në Bashkimin Evropian. Plani “Junker” i lejon grupit të Bankës Evropiane të investimeve të financojë operacione, më rrezikuese në krahasim me investimet e tij të zakonshme. Projektet e përkrahura nga Fondi Evropian për Investime Strategjike janë mjaft inovative, realizohen prej ndërmarrjeve të vogla pa histori kredie ose bashkojnë nevoja më të vogla infrastrukturore në bazë të sektorëve dhe të përfshirjes gjeografike.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit të sondazhit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve..

botuar më 24-04-26 9.06.PD

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD