Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinjtë në Bullgari nuk kanë dëshirë të bëhen mësues

БНР Новини
Foto: arkiv

Pritet, që nga fillimi i vitit 2019 rroga fillestare e mësuesve në Bullgari të bëhet 920 leva. Për këtë arritën marrëveshje gjatë qershorit Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe partnerët e saj socialë. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje financiare është të krijohen kushte më të favorshme për të punësuarit në sistemin shkollor dhe parashkollor. Vallë, a do të arrijnë stimujt financiarë të bëjnë profesionin e mësuesit më tërheqës për të rinjtë bullgarë?

Statistika tregon, se mezi 8 për qind prej mësuesve në Bullgari janë në moshë nën 35 vjeç. “Nuk ka as dëshirë, as vullnet te të rinjtë të bëhen mësues. Ky është problemi i parë, i cili duhet të zgjidhet dhe kjo mezi do të bëhet me shpërblimin më të lartë të punës”, është kategorik Adrian Nikollov nga Instituti i Ekonomisë së Tregut. Ai është autor i analizës me temë “Cilat praktika arsimore formojnë mësues të mirë”. Para Radios Kombëtare Bullgare ai komentoi konkluzionet e studimeve të vet:

СнимкаËshtë e domosdoshme që shpërblimi i punës së mësuesve të jetë mjaftë i lartë. Megjithëkëtë ka edhe shumë faktorë të tjerë, të cilët ndikojnë më shumë mbi cilësinë e arsimit dhe mbi rezultatet e nxënësve. Në plan të parë me më shumë rëndësi është pjesëmarrja në programe të ndryshme për zhvillim profesional. Shumë shpesh ndodh, që pasi mbarojnë arsimin e lartë mësuesit nuk vazhdojnë të përmirësojnë aftësitë e veta, të kërkojnë praktika të reja, të njihen me më të renë në sferën e arsimit. Thënë me një fjalë nuk i përsosin vetitë profesionale. Atë, të cilën jep rezultate më të mira në këtë drejtim, është organizimi i kurseve kualifikuese në kuadrin e vet shkollës. Tek ne më tepër organizohen seminare të centralizuara, të cilat më shpesh i ngjajnë pushimit, se sa kualifikimit real dhe në fund të fundit nuk japin rezultate.

Sistemi i vlerësimit të punës së mësuesit gjithashtu ka nevojë për aktualizim. “Duhet të kërkohet mënyra më e mirë e tri këndvështrimeve nga të cilat ndiqet puna e mësuesve – atyre të nxënësve, të prindërve dhe të ministrisë. Po ashtu një pjesë prej rrogës duhet të lidhet me këtë vlerësim”, komentoi Adrian Nikollovi. Sipas tij është me rëndësi të motivohen mësuesit e mirë të punojnë në shkollat e vendbanimeve më të vogla, ku fëmijët shpesh nuk kanë qasje me arsim të mirë.

Duket, se në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës në kuadrin e qeverisë së fundit ka vullnet për reforma, ka dëshirë për ndryshim të situatës, por në etapën e tanishme hapat janë shumë ngurrues në këtë drejtim. Do të jetë mirë në se do të shfaqet një qëndrim më radikal”, komentoi Adrian Nikollovi nga  Instituti i Ekonomisë së Tregut.

Nga Programi “Horizont”, Redaktor: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD