Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhurues shpëtuan shtangat bullgare përpara Kampionatit Evropian në Milano

Foto: wfbulgaria.com

Federata bullgare e peshëngritjes pagoi gjobën prej 250 000 dollarësh, e cila i është imponuar nga Federata Ndërkombëtare e  Peshëngritjes. Shuma qe e siguruar përmes marrëveshjeve për reklamë dhe prej dhurimeve të personave fizik. Pas pagimit të gjobës bëhet e mundur pjesëmarrja e 21 sportistëve bullgarë në Kampionatin Evropian të peshëngritjes për të rinj dhe të reja deri më 15 dhe deri më 17 vjeç nga data 22 deri më 28 korrik në Milano /Itali/. Përveç për medalje, ata do të luftojnë dhe për kuotë tek vajzat për Lojërat Olimpike të Rinisë në Buenos Aires. Për 3 vjetët e fundit peshëngritësit e rinj bullgar kanë fituar përgjithësisht mbi 70 medalje nga kampionatet botërore dhe evropiane. Gjoba qe vënë pasi gjatë marsit të vitit 2015 gjatë një testi doping në provat e 11 sportistëve bullgarë nga kombëtarja është gjetur steroid anabolik “stanozolol”. Më vonë qe saktësuar se, shkaku është një shtesë e ndotur ushqimore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristian Vasilev

Vozitësi ynë Kristian Vasilev shkon në gjysmëfinale në Szeged

Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..

botuar më 24-04-25 5.38.MD
Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD

Pjesëmarrës nga 20 vende në Sofia Karate Open 2024 për Kupën e Presidentit

Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..

botuar më 24-04-20 5.20.PD