Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Botërore e paralajmëron Bullgarinë për të marrë masa për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike

БНР Новини
Foto: dnevnik.bg

Sipas analizës së Bankës Botërore në qoftë se Bullgaria nuk ndërmerr masa për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, zhvillimi ekonomik i vendit do të komprometohet seriozisht. Po të mos ndërmerren masa, deri në vitin 2050 tempet e rritjes do të pakësoheshin shumë dhe këtej e tutje do të bëheshin negative. Në këtë kontekst aktualisht një ekip i Bankës Botërore është duke punuar mbi një projekt për Strategjinë kombëtare për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike, kurse nga sajti i Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave bëhet e qartë se ai do të paraqitet para qeverisë deri në fund të shtatorit.

Gjatë përpunimit të projektit ekipi i institucionit ndërkombëtar përdor modele dhe metodologji të përdorura në vende të tjera-anëtare të BE-së. Analizohen efektet e mundshme të ndryshimeve klimatike në 9 sektorë kyçë – bujqësia, shumëllojshmëria biologjike, energjetika, pyjet, shëndetësia, transporti, zhvillimi urban, turizmi dhe ujërat. Ekspertët bëjnë konkluzionin se këtej e tutje domosdoshmëria për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike duhet të jetë në thelbin e marrjes së vendimeve në fushën e udhëheqjes dhe të investimeve. Analizat tregojnë se çdo një euro, e cila është investuar në politikat për pakësimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike, do të rikthehet. Kështu për shembull në qoftë se temperaturat mesatare vjetore rriten me 4 gradë deri në vitin 2050, mund të pritet se çdo një euro e investuar në bujqësi do të jetë në dobi prej afro 4 eurosh. Parimisht, në rast skenari të rritjes së temperaturave me 4 gradë Celsius, masat e adaptimit do të pakësonin ndikimin negativ të këtij ndryshimi mbi rritje nga 4.3 për qind në 2.5 prej PBB-së. Mirëpo, në qoftë se nuk merren masa për adaptimin, do të ketë pasoja të rënda për Bullgarinë, si për shembull rritja e çmimeve reale në tërë ekonominë, pakësim i konsiderueshëm i të ardhurave reale dhe rritje e varfërisë.

Duke e vënë theksin te dobitë e adaptimit ndaj ndryshimeve në klimë, analiza e Bankës Botërore arrin në përfundimin se në të gjitha rastet kjo mund të pakësojë konsiderueshëm ndikimin e tyre të pafavorshëm.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BQE me vlerësim pozitiv për Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari

Më 2 maj 2024, Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) miratoi një opinion duke shprehur një vlerësim pozitiv për projektligjin për vënien e euros në qarkullim në Republikën e Bullgarisë. BQE mirëpret qëllimin e projektligjit për të..

botuar më 24-05-03 11.55.PD

OECD pret që inflacioni në Bullgari të ngadalësohet nga 9.5% në 3.0% në vitin 2024

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) parashikon një përshpejtim të rritjes ekonomike të Bullgarisë nga 1.8% në 2023 në 2.5% në 2024 dhe në 2.9% në 2025, sepse investimet e qeverisë po rriten, së bashku me fondet e BE-së. Organizata..

botuar më 24-05-02 5.34.MD

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD