Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mënyrë jetese me aromë livande

БНР Новини

Në një legjendë thuhet se për të lehtësuar jetën në tokë të Adamit dhe Evës të dëbuar nga parajsa, Zoti iu ka dhuruar barëra të dobishme. Mes tyre kanë qenë rozmarina dhe livanda – rozmarina për të ruajtur shpirtin, kurse livanda – për të kënaqur shpirtin. Bullgaria është në vendin e parë në botë për prodhimin e vajit prej livandës, duke prodhuar mbi 200 tonë për vit. Pas Bullgarisë Jugore, ku tradicionalisht rritej livanda, gjatë viteve të fundit në krahinën e Dobruxhës, krahas fushave e pafundme me grurë, ishin mbjellë mijëra dynymë me livandë.

Bima aromatike është kthyer në mënyrë jetese për mijëra familje në Bullgari, mes të cilave dhe familja 4 anëtarësh e Jëlldëz Fazllis nga fshati Haxhimitrovo ( në rrethin e qytetit Kazanllëk në Bullgarinë Qendrore.) Ata risin livandë që nga viti 2003.

"Kemi 30 dynymë me livandë dhe 10 dynymë me trëndafila. Me qenë se sivjet kushtet meteorologjike qenë të këqija kemi prodhuar më pak – vetëm 86 kilogramë vaj livande, në krahasim me vitin e kaluar kur rendimenti qe 182 kilogramë. Shirat e shumta dhe ditët e pakta me diell nuk i dhanë mundësi bimës të prodhojë më shumë vaj eterik", tregon përpara Radio Bullgarisë Jëlldëz Fazlli, disa ditë pas mbledhjes së livandës.

Снимка

"Fushat me livandë fillojnë të korren në kohën më të nxehtë, kur nuk ka erë dhe nuk bie shi. Dhe ky është muaji korrik, kur bleta, e cila mbledh nektar, nuk shkon më nëpër lulet, atëherë bima është gati për t'u korrur. Me fjalë të tjera, kështu kuptojmë se ka ardhur radha jonë të hyjmë dhe ta mbledhim rendimentin. Vet vaji eterik përmbahet në rrënjët e bimës dhe gjatë një kohe të nxehtë dhe të mirë – me 30ºC, vaji eterik fillon të ngjitet nëpër kërcellin e bimës. Sa më e nxehtë është, kaq më shumë vaj përmbahet në kërcellin e bimës dhe mbetet aty deri në periudhën e korrjes."

Përveç me prodhimin e vajit të livandës, familja e Jëlldëz Fazlliut merret dhe me rritjen e bimëve  për shartim. Për vit prodhojnë rreth 3 milionë bimë të reja, të cilat fitohen prej shkurreve 3-vjeçare. Klientët e tyre janë nga e gjithë Bullgaria. E njëjta gjë është e vlefshme dhe për fidanët e trëndafilit:

"Për trëndafilat viti qe i mbarë. Ne i mbledhim lulet e trëndafilit dhe në sera i risim trëndafilat vetëm për shartim", shpjegoi Jëlldëz Fazlliu. Nëse paratë, të cilat i fiton familja e saj, janë të mjaftueshme për jetesën e tyre?

"Një familje e cila është e përbërë prej 4 anëtarësh mund të jetoj nga livanda, por duhet të ketë sasinë minimale 30-40 dynymë" – përgjigjet Jëlldëz.

Gjatë vitit 2017 Bullgaria ka qenë eksportuesja më e madhe e vajit të livandës në botë. Konsumatori prijës i vajit eterik është Franca. Livanda vendase shitet mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermani, Austri, Japoni, Zvicër, Itali, Dubaj e të tjera. Statistika tregon po kështu se gjatë vitit 2017 zonat e mbjella me kulturën eterike kanë qenë mbi 50 000 dynymë. Sipas një informate të marrë nga fermerët, të ardhurat nga 1 dynymi me livandë tanimë janë midis 1000-2000 dollarë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Shevkie Çakër dhe Sevda Dükkanci



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti i ri i slivenit Arsenij

Peshkopata e qytetit Sliven ka një mitropolit të ri, i cili përpara godinës së Sinodit u prit me thirrjet "I padenjë"

Në traditën tonë shekullore kishtare, besimtarët e përshëndesnin gjithmonë priftin apo peshkopin e ri me pasthirrmat “I denjë”. Kështu ata tregojnë respektin e tyre, me shpresën se ai do ta udhëheqë me mençuri kopenë drejt shpëtimit shpirtëror...

botuar më 24-05-28 7.45.PD
Parku Kombëtar

Shënojmë Ditën e Parqeve në Bullgari

Më 24 maj, Evropa shënoi Ditën e Parqeve, shpallur nga Federata Evropiane e Parqeve Kombëtare dhe Natyrore EUROPARC. Në këtë ditë të vitit 1909 në Suedi u krijuan nëntë parqet e para kombëtare në Evropë. Prapëseprapë, Ministria Bullgare e..

botuar më 24-05-28 6.10.PD

Bullgaria feston “Pashkët e saj shpirtërore” më 24 maj

Vetëm ai që nuk e di koston e rrënimit të injorancës mund të ketë frikë nga çmimi i arsimit.Arsimi, besimi dhe kultura jonë e krijuan Bullgarinë si një shtet shpirtëror dhe e ruajtën popullin tonë, tha presidenti Rumen Radev në Sofje gjatë kremtimit..

rinovuar më 24-05-24 7.41.MD