Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grigor Dimitrov garantoi pjesëmarrjen e tij në fazën tjetër në Toronto

Foto: atpworldtour.com

Tenisti bullgar Grigor Dimitrov siguroi pjesëmarrjen e tij të mëtejshme në turneun për çifte në Toronto. Dimitrov dhe partneri i tij David Goffin nga Belgjika mposhtën francezët Jeremy Chardy dhe Lucas Pouille me rfezultat 7:6 (5), 6:4. Në etapën tjetër të turneut bullgari dhe belgjiku do të luajnë kundër të liderëve në klasifikimin paraprak – austriakut Oliver Marach dhe kroatit Mate Paviç.

Në ndeshjet individuale, ku Grigor Dimitrov është me numër 5, ai do të luajë kundër Frances Tiafoe (ShBA), i cili është në vend të 41-të në listën ATP. Në ndeshjen e tij të raundit të dytë amerikani 20-vjeçar mposhti në mënyrë të papritur kanadezin Milos Raonic me rezultat 7:6 (4), 4:6, 6:1.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nadja Tonçeva është ndër pretendentet për Kupën e Botës në Shah

Në edicionin e dytë radhazi të Kupës Botërore të shahut për femra, sërish do të ketë pjesëmarrje bullgare. Pasi Nurgjyll Salimova arriti në finalen e turneut në Baku në Kupën e Botës në Shah për femra, në vitin 2025 do të garojë Nadja Tonçeva. Në vitin..

botuar më 24-04-30 10.51.PD
Nikolla Gospodarski

Plovdivi mori flamurin e Kampionatit Evropian të Kanotazhit 2025

Në ditën e fundit të Kampionatit Evropian të Kanotazhit, i cili këtë vit u mbajt në Szeged (Hungari), qyteti pritës ia dorëzoi “stafetën” Plovdivit, i cili do të organizojë garën më të madhe të kanotazhit në Evropë vitin e ardhshëm, 2025. Në..

botuar më 24-04-29 5.32.MD
Borjana Kalejn

Gjithsej dy medalje bronzi për Borjana Kalejn në Kupën e Botës në Tashkent

Borjana Kalejn përfundoi e treta në finalen e rrethit në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Tashkent. Kështu me dy medalje bronzi – një e fituar në shumëgarëshin, ajo përfundoi pjesëmarrjen e saj në turne. Në finalen me shkopinj,..

botuar më 24-04-29 11.29.PD