Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Marrëdhëniet miqësore midis Ukrainës dhe Bullgarisë kanë një bazë të fortë

Foto: BTA

"Marrëdhëniet tradicionale miqësore midis Ukrainës dhe Bullgarisë kanë një bazë të fortë. Këto janë lidhjet tona të thella kulturore, historike dhe gjuhësore. Kjo është ekzistenca e diasporës më të madhe të zhvilluar historikisht jashtë shtetit - ajo ukrainase, mbi 200 mijë bullgarë". Këtë e tha presidenti Radev gjatë kohës së ceremonisë zyrtare mbi dekorimin e ambasadorit të Ukrainas tek ne Mikolla Balltazhi me medaljen “Kalorësi i Madarës”. Çmimi i lartë i jepet për meritat e diplomatit për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale midis Bullgarisë dhe Ukrainas dhe në lidhje me përfundimin e mandatit të tij.

Nga ana e tij ambasadori Mikolla Balltazhi nënvizoi se mandati i tij ka përkuar me një kohë të sfidave të mëdha për vendin e tij dhe falënderoi për përkrahjen, të cilën e ka dhënë Bullgaria për sovranitetin shtetëror dhe tërësinë territoriale të Ukrainës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Angell Kunçev

Angell Kunçev: Jemi në fillimin e një epidemie kombëtare të kollës së mirë

Janë regjistruar afro 400 raste të kollës së mirë, jemi në fillim të një epidemie kombëtare, tha për Nova TV kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Ai shtoi se vetëm të hënën dhe të martën u diagnostikuan 70 pacientë të rinj...

botuar më 24-04-25 10.17.PD
Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD