Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vlera e shtuar e eksportit bullgar është gjithnjë e më e lartë

БНР Новини
Foto: BGNES

Sipas analizës së Dhomës ekonomike bullgare për tregtinë e jashtme gjatë vitit 2017, të bërë në bazë të të dhënave të ofruara nga Qendra ndërkombëtare tregtare në Gjenevë (të mbledhura në 233 shtete) gjatë viteve të fundit eksporti bullgar i mallrave është me vlerë më të lartë të shtuar dhe ajo vazhdimisht është duke u rritur. Kjo kategori e mallrave tashmë përbën një e katërta e tërë eksportit bullgar dhe në të nuk hyn shitja e armëve.

Gjatë vitit të kaluar Bullgaria u ngjit një vend më lartë dhe tani është në vend të 61-të ndër eksportuesit botërorë. Vlera e eksportit të saj është 30.2 mlrd. dollarë – pjesën më të madhe prej tij e përbëjnë elektroteknika dhe elektronika (pothuaj 3 mlrd. dollarë), bakri dhe produktet e bakrit (mbi 2.7 mlrd. dollarë), makinat dhe aparatet (2.4 mlrd. dollarë).

Gjatë pesë viteve të fundit eksporti i elektronikës dhe elektroteknikës shënon rritje mesatare vjetore 5%, derisa në të njëjtën kohë importi botëror i produkteve të këtij lloji është rritur 1%. Sipas Dhomës ekonomike bullgare kjo do të thotë se produktet bullgare në këtë sektor janë me cilësi të lartë, janë të parapëlqyera dhe e zënë vendin e furnizuesve të tjerë. Eksporti i makinave dhe aparateve gjithashtu shënon rritje 2%, derisa importi botëror mbetet në të njëjtin nivel. Sipas mendimit të ekspertëve eksporti i prodhimit special (ushtarak) është për 1.15 mlrd dollarë dhe po ta shtojmë atë tek 30.3 miliardët e përmendur, Bullgaria renditet bashkë me Greqinë në listën e eksportuesve botërorë.

Mallrat, me të cilat shteti ynë zë një vend prijës në eksportin botëror tregojnë njëfarë qëndrueshmërie. Në të njëjtën kohë eksporti i Bullgarisë ka një problem serioz dhe ai është diversifikimi i tregjeve. 4800 janë mallrat e eksportuara nga Bullgaria. 570 prej tyre eksportohen në vetëm një shtet. Për shembull xeheroret dhe koncentratet e metaleve të çmuara eksportohen kryesisht për në Gjermani. Bakri anodik i prodhuar tek ne shitet në Gjermani dhe Belgjikë, kabllot për automjete  - në Turqi, tubet e çelikut për gaz – në Rusi.

Bullgaria eksporton mallra në 199 shtete. Tregjet më të rëndësishme për ekonominë tonë janë Gjermania, Italia, Rumania, Turqia, Greqia – atje shkon 44% prej eksportit. Pastaj me 16.4% prej tij renditen Belgjika, Franca, Spanja, Rusia dhe Holanda. Sipas analizatorëve të Dhomës ekonomike bullgare shteti ynë mund ta shtojë eksportin për në shtetet e zhvilluara, në se bëhet nënkontraktues i firmave të mëdha dhe po të përfshihet kështu në rrjetet globale të furnizimeve. Në fakt konkurrueshmëria më e madhe e eksportit bullgar është kryesisht në sajë të kompanive ndërkombëtare, të cilat punojnë në territorin bullgar, kurse më e ulët është pjesa e firmave vendase, konkludojnë analizatorët e Dhomës Ekonomike Bullgare.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD