Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Instituti Kombëtar i Statistikës llogariti 3,5 % inflacion vjetor për muajin korrik

Foto: BGNES

Inflacioni vjetor në Bullgari/ korrik 2018 kundrejt korrikut të vitit 2017/ është 3,5%, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikës. Që nga fillimi i vitit inflacioni është 1,7%. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën gusht 2017-korrik 2018 kundrejt periudhës gusht 2016-korrik 2017 është 2,4%. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018 produkti i brendshëm bruto rritet me 3.4% kundrejt tremujorit përkatës të vitit të mëparshëm dhe me 0.8% kundrejt tremujorit të parë të vitit 2018. Po kështu gjatë tremujorit të dytë koeficienti i papunësisë është 5.5% dhe në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2017 pakësohet me 0.8 pikë përqindjeje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD