Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrëzimi i Regjistrit të bizneseve të Bullgarisë bllokoi marrëveshjet e biznesit

БНР Новини
Foto: BGNES

Përdoruesit e Regjistrit të bizneseve dhe të Regjistrit të personave juridikë jofitimprurës tashmë mund të përdorin bazën e të dhënave, por vetëm për verifikime të statusit aktual të bizneseve. “Regjistri do të fillojë të funksionojë me të gjitha shërbimet e tij jo më herët se javën e ardhshme” – thuhet në deklaratën e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve. Në të është nënvizuar se problemi nuk është lidhur me ndërhyrje të jashtme, as bëhet fjalë për incident në hapësirën kibernetike. Rreziku për keqpërdorimin e të dhënave tani për tani nuk ekziston.

Rrëzimi i sistemit informativ të Agjencisë së regjistrimit të bizneseve të premten shkaktoi bllokimin e të gjitha veprimeve të lidhura me regjistrimin e firmave të reja. U bënë të pamundshme verifikimet e zakonshme në sistem dhe kryerja e ndryshimeve në menaxhimin apo pronësinë e shoqërive.

Sot filloi restaurimi gradual i punës normale të Regjistrit të bizneseve: “Është restauruar baza e të dhënave për statusin e ndërmarrjeve, d.m.th. mund të rifillojë qarkullimi tregtar, por mungojnë të dhënat, dosjet, dokumentet. Deri tani mungesa e të dhënave kishte bllokuar tërësisht qarkullimin tregtar” – tha për Radion Kombëtare Bullgare avokatja Greta Ganeva. Ajo shtoi se rreziku për marrëveshjet e lidhura në ditët kur puna e Regjistrit ishte bllokuar është shumë i madh, sepse ato janë lidhur "vetëm me mirëbesim". Avokatja Ganeva shprehu shqetësimet e saj serioze për bazën e të dhënave të të gjitha personave juridikë në shtet dhe shtoi se institucionet duhet të veprojnë në kushtet e krizës: “Pafuqia e institucioneve deri tani vetëm përforcon frikën dhe dyshimet se nuk ka garanci për informacionet e personave juridikë në Bullgari. Bëhet fjalë për kontrollin e këtyre të dhënave dhe të proceseve të lidhura me to, përfshin këtu dhe proceset e menaxhimit.”

Aksesi deri tek informacionet për statusin e bizneseve tani siguron transparencën e qarkullimit tregtar, mendon specialisti IT Bozhidar Bozhanov. Duke komentuar variantin për humbjen eventuale të të dhënave, ai tha se secili sistem i të dhënave detyrimisht disponon me kopje, e cila është aktuale për gjendjen e informacioneve që një ditë më parë.

"Pse nuk ka kopje të tilla ose pse këto kopje nuk mund të restaurohen – përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta kërkojmë gjatë ditëve të ardhshme nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve dhe nga firma, e cila përgjigjet për mirëmbajtjen e sistemit të informacioneve” – tha eksperti. Shumë firma çdo ditë marrin kopje të të dhënave nga Regjistri – banka, institucione e të tjera. D.m. th. të dhënat mund të restaurohen. Por problemi është a do të mund të restaurohen plotësisht dhe a do të jenë aktuale të gjitha ato.

Sipas Bozhanovit “aspekti politik i krizës është shumë i rëndësishëm”: “Regjistri i bizneseve, bashkë me atë të popullsisë janë regjistrat më të rëndësishëm në shtet. Në rastin me Regjistrin e bizneseve interesi financiar është i madh.” Sipas specialistit deklasifikimi i marrëveshjeve për mirëmbajtjen e regjistrit do të ishte një praktikë e mirë.

Ministrja e drejtësisë Cecka Caçeva urdhëroi hetimin arsyeve për rrëzimin e sistemit elektronik. Mbi të po punojnë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia Shtetërore e Sigurimit Kombëtar. Ndërkohë Agjencia shtetërore “Qeverisja Elektronike” po bën përpjekjet e para për sigurimin e softuerit dhe harduerit të të gjitha sistemeve elektronike shtetërore. Në fillimin e mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev komentoi se secili regjistër duhet të ketë sigurim të dyfishtë apo të trefishtë – diçka që duket se nuk ka qenë e mjaftueshme në se po ndodhemi në këtë situatë. Po punohet 24 orë në ditë për restaurimin e sistemit të informacioneve: “Flasim për 25 terabajtë informacione – kjo është një sasi e stërmadhe. Brenda disa ditësh do të mund të përdorim përsëri të gjitha shërbimet e Regjistrit Tregtar, që zakonisht janë në dispozicion të qytetarëve”, komentoi Tomisllav Donçev. Do të krijohet një sistem unik shtetëror, ku secili regjistër do ta ketë kopjen e tij. “Këtë do ta bëjmë me qëllim që të evitojmë kriza të tilla teknike në të ardhmen, sepse po shikojmë sa i brishtë dhe i cenueshëm është sistemi – një krizë e tillë teknike shumë shpejtë mund të bëhet krizë tregtare dhe ekonomike”, komentoi Tomisllav Donçev.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD