Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Asociacioni bullgar i kompanive të softuerit kërkon arsye për kthimin e bullgarëve të rinj në atdhe

Foto: dnevnik.bg

Asociacioni bullgar i kompanive të softuerit filloi nismën "ЗАвръщането", (“PËRkthimin”) qëllimi i së cilës është kapërcimi i mungesës së specialistëve tek ne. Asociacioni filloi një anketë ndër bullgarët jashtë shtetit, në të cilën ata tregojnë për planet e tyre dhe u përgjigjen pyetjeve të lidhura me emigrimin e tyre, me çfarë merren aktualisht dhe se çfarë dëshirojnë të ndryshohet në Bullgari në mënyrë që të motivohen të kthehen tek ne. Në 10 ditët e para në anketë kanë marrë pjesë 2000 bullgarë nga jashtë.

Sipas analizave të Asociacionit arsimi dhe përvoja prej punës jashtë shtetit janë përparësi për të gjetur punë tek ne, kryesisht në industritë e orientuara nga eksporti, siç është sfera e softuerit. Sektori mund të ofrojë standard të mirë të jetesës dhe është mjaft i aftë për konkurrencë, propozon kushte të mira, të cilët mund t’i tërheqin të tinjtë të kthehen mbrapa në Bullgari. Nisma “PËRkthimin” zhvillohet me përkrahjen e Ministrisë së ekonomisë, Agjencisë shtetërore të bullgarëve jashtë shtetit dhe Fondacioni “Aty këtu”. Anketa vazhdon deri më 29 shtator 2018 në këtë adresë.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD