Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuvendi diskutoi falimentimin e kompanisë së sigurimeve “Olympic” dhe rrëzimin e Regjistrit të bizneseve

Foto: BGNES

Në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur me kërkesën e Partisë Socialiste Bullgare, Kuvendi Popullor i Bullgarisë diskutoi kazusin me falimentimin e ndërmarrjes qipriote së sigurimeve “Olympic” dhe rrëzimin e sistemit elektronik të Regjistrit të bizneseve.

Me 138 vota “pro”, 3 “kundër” dhe 3 “abstenim”, deputetët pranuan dorëheqjen e zëvendës-kryetares së Komisionit të mbikëqyrjes financiare Ralica Again. Ajo vetë parashtroi dorëheqjen e saj në Parlament, pasi për këtë ishte bërë thirrje nga ana e qeverisë. Dorëheqja e saj ishte kërkuar për shkak të veprimeve të Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare mbi kazusin “Olympic”, në të cilin ishin prekur interesat e më shumë se 200 mijë bullgarëve.

Kuvendi e detyroi ministrin e punëve të jashtme dhe atë të financave, bashkë me Komisionin e mbikëqyrjes financiare, të kërkojnë mundësi për të ndihmuar njerëzit e prekur nga falimentimi i kompanisë qipriotë. Me pranimin e projektvendimit të partisë GERB, deputetët kërkojnë nga Komisioni raport të detajuar mbi mbikëqyrjen e kryer nga ana e tij të kompanisë në fjalë.

Kryeministri Borisov informoi deputetët për sigurinë e sistemeve informative në shtet për shkak të rrëzimit të Regjistrit të bizneseve. Borisovi deklaroi se aktualisht kriza është kapërcyer dhe deri në fundin e javës Regjistri do të funksionojë me kapacitetin e tij të plotë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit të sondazhit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve..

botuar më 24-04-26 9.06.PD

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD