Ngjarje me adresë ballkanike

Përkrahje ndërkombëtare për referendumin në Maqedoni

Foto: BGNES
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vizitoi Republikën e Maqedonisë. Vizita e tij në Shkup konsiderohet si një përkrahje direkte për referendumin e ardhshëm më 30 shtator në Maqedoni, në të cilin qytetarët do të votojnë mbi Traktatin me Greqinë, dhe për aderimin e vendit ndaj NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Në takim me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, Stolltenberg shënoi se Maqedonia ka shansin historik të jetë pjesë nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian, por kjo mund të ndodhë vetëm me pranimin e Traktatit me Greqinë. Një përkrahje për referendumin shprehu dhe kancelaria gjermane Angela Merkel. Në Shkup ajo e përcaktoi 30 shtatorin, si ditë kyçe për të ardhmen e Maqedonisë. Merkel nënvizoi posaçërisht rolin pozitiv të Bullgarisë dhe kurajën e kryeministrit të saj Bojko Borisov për përparimin në Ballkan.

Greva dhe protesta në Greqi

Foto: BGNES
Një valë prej grevave dhe protestave e tronditi Greqinë javën e kaluar. Demonstrata të mëdha u zhvilluan në Selanik kundra politikës së qeverisë në sferën sociale, si dhe kundra traktatit të nënshkruar gjatë muajit qershor midis Athinës dhe Shkupit për riemërimin e ardhshëm të shtetit fqinjë si Republika e Maqedonisë Veriore. U arrit deri në përplasje me policinë, gjatë së cilës kishte disa të plagosur dhe të paraburgosur. Më herët greva e trageteve greke vuri mijëra turistë përpara problemeve të pazgjidhura të transportit, me qenë se  transport midis ishujve në praktikë nuk kishte. Puna e tyre u rivendos, pasi sindikatat mundën të arrijnë marrëveshje për rritjen e rrogave me 2%. Kjo qe greva e parë, qëkurse Greqia doli nga periudha e tretë shpëtimtare ndërkombëtare gjatë muajit të kaluar dhe pas shkurtimeve të thelluara 8 vjeçare të shpenzimeve.

Inflacioni në Turqi arriti një rekord prej 18%

Foto: BGNES
Inflacioni në Turqi arriti një rekord prej 18%, tregojnë të dhënat më të reja. Në sfondin e treguesve gjithnjë e më shqetësues ekonomik presidenti turk Rexhep Erdogan propozoi të bëhet tregti me valuta kombëtare në vend të dollarëve. Apeli qe drejtuar në Kirgistan gjatë kohës së Takimit të 6 të Nivelit të Lartë të vendeve turk-folëse. Përdorimi i dollarit është një pengesë për zhvillimin e tregtisë botërore, deklaroi Erdogan përpara delegacioneve të Kirgistanit, Kazakistanit, Azerbajxhanit dhe Hungarisë. Në biznes forumin në kuadrin e Samitit ai deklaroi se tanimë po zhvillohen bisedime me Rusinë për ndalimin e përdorimit të dollarëve amerikan në tregtinë bilaterale. Dhe Turqia dhe Rusia janë objekt i sanksioneve , të imponuara nga Shtetet e Bashkuara.

Në Serbi janë të mendimit, se vizita e Vuçiçit në Kosovë ka arritur qëllimin e vet

Foto: BGNES
Vizita e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë i ka arritur qëllimet e veta, duke i treguar botës synimin e Beogradit drejt paqes. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri serb dhe ministër i punëve të jashtme Ivica Daçiç. Ministri i mbrojtjes Aleksandër Vulin po kështu e përcaktoi vizitën e Vuçiçit në Kosovë si “një fitore të madhe diplomatike të Serbisë”. Përpara vizitës së vet në Kosovë, presidenti serb bisedoi në Bruksel me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian mbi Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Federika Mogerini, por refuzoi të takohet me delegacionin kosovar. Shkaku, sipas Marko Xhuriçit, shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën dhe Metohinë, është se Bashkimi Evropian nuk ka krijuar kushte të denja për dialog. Më vonë Mogerini shpalli se do të thërrasë një takim të ri të nivelit të lartë në kuadrin e procesit mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.


Kryeministri grek Aleksis Cipras e përcaktoi interkonektorin e gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë si një projekt me rëndësi të veçantë

Foto: BGNES
Interkonektori midis Greqisë dhe Bullgarisë do të jetë një projekt më i fortë, në qoftë se ekzistojnë mundësitë, të cilat i jep një terminal lundrues për gaz natyror të lëngshëm. Këtë e ka deklaruar në Selanik kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras. Interkonektori me Bullgarinë dhe terminali për gaz të lëngësuar janë projekt me një rëndësi të veçantë dhe jemi të lumtur se, po krijohen premisa për realizimin e tij, ka thënë Cipras. Sipas televizionit publik grek ERT, kryeministri grek ka prognozuar se, projekti për terminalin e gazit të lëngësuar do të shënojë përparim gjatë vitit 2019.



Përpiloi: Manuell Savov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari filloi Java Evropiane e Mobilitetit

Fushata e Komisionit Evropian “Java Evropiane e Mobilitetit” zhvillohet çdo vit në periudhën 16-22 shtator me qëllim inkurajimin e bashkive evropiane për të aplikuar dhe ndihmuar transportin e qëndrueshëm dhe mënyrat e lëvizjes dhe gëzon interes..

botuar më 18-09-18 2.36.MD

“Shtëpia e Sofjes” gjallëron kujtimin për aktoren e madhe Adriana Budevska

Më 17 shtator sofjanasit shënojnë Ditën e Sofjes – qyteti, i cili u zgjodh për qendër administrative të Bullgarisë pas Çlirimit. Në saje të bullgarëve të talentuar, të cilët kishin marrë arsim akademik jashtë, kryeqyteti i ri shumë shpejt formoi..

botuar më 18-09-17 2.44.MD

Mësuesi Mina Iliev: Me ndihmën e udhëheqjes së shkollës mësuesi mund të jetë novator

Viti shkollor për nxënësit bullgarë fillon më 15 shtator. Data e kthimit të fëmijëve në shkollë nuk është zgjedhur rastësisht. Pas vendimit qëndron një arsye pragmatike. Deri në vitet e 20-të të shekullit të kaluar nxënësit kanë filluar vitin..

botuar më 18-09-17 2.13.MD