Mania 5kmrun pushton Bullgarinë

Çdo të shtunë – gjatë verës në orën 9, gjatë dimrit në orën 10, shumë njerëz mblidhen në disa nga parqet e mëdha të vendit. Ata përgatiten për porcionin e radhës me ajër të freskët dhe me humor të mirë në startin e 5kmrun– kjo është një nismë për vrapim, që është falas dhe pjesëmarrësit e saj shtohen çdo javë. Deri tani në të janë regjistruar 17 mijë veta. Për realizimin e iniciativës na tregon njeriu, i cili qëndron pas saj – Georgi Stanoillov:

Снимка

Gjatë vitit 2010 me familjen time ishim në Angli – atje ku ka lindur ideja për vrapimin e rregullt 5 kilometrash. Patëm mundësi të përfshihemi në shumë ngjarje të tilla të organizuara nga anglezët dhe më konkretisht nga
Paul Sinton-Hewitt – iniciatori i kësaj lëvizjeje. Që atëherë vendosa se pas kthimit në Bullgari do të organizoj vrapim të tillë të lirë.

Dhe kur u kthye këtu e solli përvojën pozitive, natyrisht me dijen dhe pëlqimin e Paul Hewitt. Por si në të vërtetë u bë gjithçka?

Në fillim ishte vështirë, sepse njerëzit, përfshin këtu dhe ata nga institucionet, nuk dinin se çfarë mund të presin. Morëm përkrahjen e Bashkisë së Kryeqytetit dhe të disa kompanive private, të cilat na ndihmuan në organizimin e nismës. Ata që atëherë e pëlqyen idenë për një ngjarje të tillë të rregullt falas.

Vrapimi pesë kilometrash u organizua më parë në Parkun Jugor të Sofjes, pastaj në qytetet Varna, Plovdiv, Burgas, më vonë në Parkun Perëndimor të kryeqytetit e kështu me radhë. Regjistrimi është falas dhe nuk është i detyrueshëm, por lejon pasqyrimin dhe ndjekjen e rezultateve për secilin vrapim. Kemi shumë pjesëmarrës të rregullt, të cilët vijnë çdo të shtunë, pavarësisht nga moti. Ata janë gati të vrapojnë në minus 17 ºC, borë, ngricë, shi të fortë apo vapë mbi 30ºC. Këtu është magjia e komunitetit tonë 5kmrun. Ne e krijuam këtë komunitet, në të cilin njerëzit ndihen rehat. Ata vijnë jo vetëm për të vrapuar, por edhe për të komunikuar në një mjedis jashtëzakonisht tolerant”, tregon Georgi.

Снимка

Mund të them se ky është vrapim, nuk është garë. Parimi garues s’ka rëndësi aq të madhe. Pavarësisht nga kjo ata, të cilët e kërkojnë elementin e konkurrimin, mund ta gjejnë – vendet e para gjithmonë fitohen nga njerëz me rezultate të forta. Rekordet tek gratë dhe burrat janë vendosur nga atletë profesionistë në distanca të mëdha – Mitko Cenov dhe Milica Mirçeva. Por të shtunën në mëngjes në park mund të shikoni njerëz tepër të ndryshëm – me etnitet dhe fe të ndryshme, njerëz të zakonshëm, apo afaristë të suksesshëm ose diplomatë, si ambasadori i Danimarkës Sjoren Jakobsen, i cili deri tani ka realizuar 50 vrapime.

Снимка

СнимкаNuk ka kufizime për moshën e vrapuesve. Më i moshuari është 83 vjeçar dhe ka 180 vrapime. Ka dhe shumë fëmijë si 9-vjeçari Kamen Triçkov. Ai kaloi distancën 5 kilometra për herë të gjashtë. Kameni është më i shpejti dhe rezultati i tij është 29.07 min. Është e vështirë, posaçërisht në final – mendon ai. Në vrapimet e ardhshme ai shpreson se do ta përmirësojë arritjen e tij. Dhe jo pa krenari shton:

Kur kaloj vijën e finishit jam shumë i lumtur!.

Në Parkun Jugor të Sofjes për fëmijët organizohen gara me distancë 2 km. Ka vullnetarë, të cilët ndihmojnë fëmijët dhe përpjekjet e vogëlushëve shpërblehen me ëmbëlsira. Kur bëjnë një numër të përcaktuar vrapimesh pjesëmarrësit marrin fanella me vlerë sentimentale. Mbi to me shifra të mëdha është shkruar numri i vrapimeve. Për fëmijët ato fillojnë nga 10, për të rriturit – nga 50.

Ne bëjmë shaka se po të shikoni një pjesëmarrës me fanellë, në të cilën është shkruar 250 duhet të tregoni respekt, sepse këto janë 5 vjet! Kemi katër pjesëmarrës, të cilët kanë bërë 250 vrapime”, thotë Georgi.

Снимка

Atyre, të cilët akoma nuk kanë ardhur në garat tona, por kanë dëshirë të vijnë, do t’u them se me siguri ata nuk do të jenë të fundit. Sepse kemi traditë – në secilën vrapim shpërndajmë kanotiera, në të cilat është shkruar “I fundit”. Shumë vullnetarë vishen me to dhe kalojnë vijën e finishit pas pjesëmarrësve. Kur ata mbërrijnë dimë se vrapimi ka përfunduar. Vullnetarët i inkurajojnë njerëzit, të cilët ecën (5% prej pjesëmarrësve e kalojnë distancën duke ecur), bëjmë shaka se ata që dëshirojnë mund të ecin këmbadoras. Respektojmë parimin olimpik – me rëndësi është pjesëmarrja, jo fitorja

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: 5kmrun.bg
Më shumë nga rubrika

Mirela Demireva është Atletja e Bullgarisë për vitin 2018

Ministri i Rinisë dhe Sporteve Krasen Kralev dekoroi atleten numër 1 të Bullgarisë për vitin 2018 – Mirela Demireva. Sportistja jonë më e mirë në kërcimin së larti fitoi për herë të dytë anketimin tradicional të Federatës Bullgare të Atletikës së Lehtë..

botuar më 19-01-18 3.12.MD
Ivan Vucov

U nda nga jeta legjenda e futbollit bullgar Ivan Vucov

Futbollisti dhe trajneri i madh bullgar Ivan Vucov vdiq në moshën 79 vjeç. Ai ka luajtur në shkollën e “Jantrës”( Gabrovo), por sukseset e tij më të mëdha si futbollist i arriti me ekipin e “Levskit” Në periudhën e viteve 1960-1968 Ivan Vucov ka luajtur..

botuar më 19-01-18 12.21.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov arriti në 1/8 finalet me fitore kategorike kundër Fabbianos

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u klasifikua për 1/8 finalet e Australian Open pas një fitoreje kategorike kundër italianit Thomas Fabbiano. Bullgari mundi italianin me 7:6 (5), 6:4, 6:4 për 2.07 orë. Në garën për çerekfinalet ai do të ndeshet..

botuar më 19-01-18 11.23.PD