Në forumin e krerëve shtetërorë të grupit ““Arraiolos” në kryeqytetin e Letonisë Riga Presidenti bullgar Rumen Radev bëri thirrje për përqendrimin e Bashkimit Evropian mbi problemet e sigurisë, të cilat rrjedhin nga proceset aktuale në Evropë.
BE-ja ka nevojë për një mekanizëm më efektiv për marrjen e vendimeve, posaçërisht në situata emergjente. Shpesh bashkimi arrin konsensus një vit të tërë pas shfaqjes së problemit, tha Radevi.
Sipas tij pa kapacitet mbrojtës Bashkimi Evropian nuk mund të garantojë sigurinë e shteteve-anëtare dhe atë në regjionet fqinje, të cilat vazhdojnë të provokojnë kriza dhe flukse refugjatësh.
Në kuadrin e forumit Presidenti Radev u takua me homologun e tij portugez Marcelo Rebelo de Sousa. Ishin konstatuar pozitat e përbashkëta për të ardhmen e BE-së, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, luftën me terrorizmin, migracionin etj. Rumen Radevi falënderoi për qëndrimin e mirë ndaj komunitetit bullgar në Portugali, ku jetojnë 13 mijë bashkatdhetarë tanë.
Idetë për zhvillimin e BE-së dhe rreziku nga fragmentimi i Evropës ishin theksi i bisedimeve të Kreut të Shtetit Radev me Presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. Në takim, me iniciativë të Presidentit gjerman, u shqyrtuan edhe perspektivat për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh mes Bullgarisë dhe Gjermanisë.
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..
Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..
13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike",..
““Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) janë hipokritë, koalicioni i ri i tyre është me “Vëzrazhdane” dhe BSP. Më lehtësojnë..
“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të..