Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

WIND2WIN kërkon zgjidhjen e problemit me mbetjet plastike në Detin e Zi

Ilijana Stoillova dhe Joan Kolev
Foto: wind2win.com

Dy sërfistë do të kalojnë 300 kilometra me windsurf nga pika më veriore bullgare e Detit të Zi deri në pikën më jugore të bregdetit bullgar. Sfida e tyre është një thirrje për det më të pastër. Kampionët e windsurfit Ilijana Stoillova dhe Joan Kolev filluan sot udhëtimin e tyre nga Durankulak dhe pritet se mbrëmjen e së mërkurës do të mbërrijnë në fshatin më jugor të bregdetit bullgar Rezovo, ku kalon kufiri mes Bullgarisë dhe Turqisë. Dy sportistët shpresojnë se sfida e tyre e quajtur WIND2WIN do të tërheqë vëmendjen e sa më shumë njerëzve mbi problemin e ndotjes së Detit të Zi me plastikë. Gjatë kohës së sfidës një ekip i posaçëm i biologëve do të mbledhë kampionë nga deti dhe do të përcaktojë zonat më problematike me më shumë mbetje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Valle popullore ndër natyrën e Banskos me Orkestrën e Muzikës Popullore të BNR

Valle popullore nga rajoni i Pirinit dhe të gjitha rajonet folklorike do të hidhen më 26 dhe 27 prill në kompleksin e eventeve "Skena e Bardhë" në vendpushimin malor Bansko. Kori do të shoqërohet nga muzikantë dhe solistë të Orkestrës së Muzikës..

botuar më 24-04-26 6.20.PD

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD