Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuvendi Popullor do të votojë ndryshimet në qeveri nesër

Foto: BTA

Parlamenti do të votojë ndryshimet në qeveri ditën e enjte. Këtë e parashikon programi i deputetëve për këtë javë. Në tri projektvendimet për ndryshime personale në Këshillin e Ministrave Kryeministri Bojko Borisov i propozon Kuvendit Popullor për të pushuar Nikollaj Nankovin nga posti i Ministrit të Zhvillimit Regjional dhe Urbanizimit dhe ta zgjedhë Petja Avramova në vend të tij. U propozua gjithashtu që Ivajllo Moskovski të pushohet nga posti i Ministrit të Transportit dhe vendin e tij ta zërë Rosen Zheljazkov, ndërsa vendi i Ministrit të deritanishëm të Punëve të Brendshme të zihet nga kryesekretari i deritanishëm i MPB-së Mlladen Marinov. Ofertat janë bërë veçmas. Kështu të paktën dy prej ministrave do të ndërrohen ditën e enjte. Partia Socialiste Bullgare shpalli se do të votojë kategorikisht “kundër”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD

Një këshill do të koordinojë politikat për bullgarët jashtë vendit

Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..

botuar më 24-04-24 1.31.MD

Parlamenti Evropian i frikësohet ndërhyrjes ruse në zgjedhjet bullgare të 9 qershorit

Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..

botuar më 24-04-24 11.41.PD