Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon festivali Extreme Fest SOFIA 2018

БНР Новини

Extreme Fest SOFIA është festivali,  i cili takon në një vend adhuruesit e sporteve më të përhapura ekstreme. Sivjet ai do të zhvillohet për të katërtën herë me radhë – më 22 dhe 23 shtator në Knjazheska Gradina (Kopshti Knjazheska) në kryeqytet në rrugën “Gurko”, në kuadrin e iniciativës “Sofja – Kryeqytet Evropian i Sportit 2018”.

Снимка

СнимкаSi gjithmonë festivali do të tërheqë njerëz të moshave më të ndryshme – nga fëmijët më të vegjël bashkë me prindërit e tyre, deri tek njerëzit e moshës së pensionit, të cilët nuk heqin dorë nga mënyra aktive e jetesës” – thotë alpinisti Dojçin Bojanov, i cili bën pjesë në ekipin e organizatorëve. Dojçin është i njohur mirë me ngjitjet e tij në Everest (pa oksigjen), Nanga Parbat, ngjitjet e para në majat e Antarktidës gjatë ekspeditave antarktike bullgare dhe në një sërë majash të tjera. Ja se çfarë mësuam nga ai për theksat kryesorë të festivalit këtë vit:

Qëllimi i festivalit është që t’u sigurojë mundësi vizituesve për të marrë pjesë në çdo një prej veprimtarive që prezantohen këto dy ditë. Ata do të kenë mundësi të përfshihen në kërcimet me bungee, në të ashtuquajturin “trolej i shpejt alpin”, në ushtrimet joga, në provimin e llojeve të ndryshme të biçikletave elektrike dhe të automobilave, basketboll, skateboard, longboard, rolerë – veprimtari, pas të cilave të rinjtë janë pasionuar gjatë disa viteve të fundit.”

Снимка

Po! Të gjitha llojet e jogës - kjo një prej aktiviteteve, të cilat do të prezantohen në festival – hatha joga, vinjasa joga, ashtanga joga, vinjasa flou...! Mos çuditeni, sepse siç na shpjegoi Dojçin Bojanov:

Joga e ka vendin e vet në çdo një sport. Kjo u përket kryesisht sporteve, ku ka nevojë për zhdërvjelltësi dhe përqendrim.”

Снимка

Atraksioni tjetër i festivalit do të jenë demonstrimet hip-hop dhe break. Një pjesë prej vizituesve do të kenë mundësinë të bëjnë hapat e tyre të parë në drift. Dojçin Bojanov do të përgjigjet për kërcimet me bungee dhe për trolejin alpin, ose thënë me fjalë të tjera për lëvizjen me litar. 

Litari është i lidhur në të dyja anët pjerrtas. Nëpërmjet këtij litari, njerëzit lëvizin nga një pikë në tjetrën me shpejtësi të kontrolluar” – na shpjegon alpinisti. Ky përjetim ekstrem preferohet kryesisht nga fëmijët, por në qoftë se të rriturit dëshirojnë, do të plotësohen edhe dëshirat e tyre, na siguroi Dojçin Bojanov. Sa u përket kërcimeve me bungee, sipas fjalëve të tij:

Снимка

Ato praktikohen në Bullgari që nga viti 1991. Bullgaria është një prej vendeve, ku kjo veprimtari është shumë e zhvilluar. Madje mund të them se jemi në një prej vendeve të para në Evropë, madje në botë për nga ushtrimi i këtij sporti. Për këtë kontribuojnë edhe kushtet në vendin tonë. Ne do të zhvillojmë kërcime të tilla nga një platformë e posaçme në lartësi prej 50 metrash. Fëmijët duhet të shoqërohen nga prindërit, ose të kenë leje prej tyre” – saktësoi Dojçin Bojanov, duke shtuar se kërcimet me bungee do të mund të praktikohen si më vete, ashtu dhe në tandem.

Jemi në pritje të një weekendi të jashtëzakonshëm në Sofje, plot shumë adrenalinë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Extreme Fest SOFIA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti diskutoi në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për kandidaturën e Sofjes për organizimin e Olimpiadës për të rinj

Ne e vlerësojmë shumë gatishmërinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të mbështetur përpjekjet dhe ambicien e Bullgarisë për të pritur Olimpiadën Dimërore të të Rinjve. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me presidentin e Komitetit..

botuar më 24-05-28 8.26.PD
Stilijana Nikollova,
foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Medalje e artë për Stilijana Nikollovën dhe ansamblin bullgar të gjimnastikës ritmike në Kampionatin Evropian

Stilijana Nikollova u bë kampione e Evropës në gjimnastikë ritmike pas një paraqitjeje të shkëlqyer në Kampionatin e Budapestit. Ajo luajti pa gabime kombinimet e saj me rreth, shkopinj, shirit dhe top. Ansambli i Bullgarisë mbrojti titullin..

botuar më 24-05-27 9.27.PD
Dara Malinova (majtas) dhe Magdalena Vëllkova

Vajzat fituan medaljet e para në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike

Dara Malinova dhe Magdalena Vëllkova fituan medaljet e para për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Ritmike në Budapest. Malinova fitoi medaljen e argjendtë në shiritin te vajzat me 29.600 pikë. Medaljen e artë e fitoi rumunia Amalia..

botuar më 24-05-24 10.01.PD