Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veliko Tërnovo na fton në Festivalin e Zejeve Tradicionale

Çarshia e Samovodenes në Veliko Tërnovo
Foto: velikoturnovo.info

Katër ditë – nga sot deri më 24 shtator, do të vazhdojë Festivali i Zejeve “Nata e Çarshisë së Samovodenes" në kryeqytetin e vjetër bullgar Veliko Tërnovo. Në aktivitet, i cili gërsheton të kaluarën dhe të tanishmen në zejet, traditat, muzikën dhe në artin modern bullgar, marrin pjesë mbi 50 zanatçinj. Mjeshtërit demonstrojnë se si ruhen teknologjitë e vjetra dhe u japin mësime të pranishmëve. Vizituesit mund të shohin qeramikë, bizhuteri të ndryshme, aksesorë, lodra, punime prej lëkure me dorë. Në tregun e produkteve dhe të ushqimeve me prejardhje ekologjike ka jufkë me peta të punuara me dorë, lloje të ndryshme mjalti, djathëra dhe reçele, produkte prej qumështi. Programi përfshin gjithashtu ekspozita, shfaqje artistike dhe muzikore, programe për fëmijë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD