Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreu i Shtetit Rumen Radev: Çmimi Ndërkombëtar i Dukës së Edinburgut zhvillon të rinj të përgjegjshëm për të ardhmen

Foto: BGNES

Shtatë të rinj bullgarë morën nga Presidenti Radev distinktivë të artë dhe certifikata prej Çmimit Ndërkombëtar të Dukës së Edinburgut. Dekorata dorëzohet për zhvillim të personalitetit dhe arritje. Çmimi ka tri nivele – bronz, argjend dhe ar. Në çdo prej tyre pjesëmarrësit ndjekin qëllime personale për një periudhë të veçantë. Pjesëmarrësit zgjedhin aktivitete në këto drejtime: aftësi, aktivitet fizik dhe veprimtari vullnetare dhe udhëtim. “Çmimi i Dukës së Edinburgut tregon se çfarë është rruga e lirisë: të mund t’i zgjedhësh vetë standardet dhe pastaj t’i ndjekësh. Ai kontribuon që njerëzit e rinj të zhvillohen si liderë dhe qytetarë të denjë të shoqërisë sonë, të përgjegjshëm për të ardhmen”, deklaroi gjatë dorëzimit të dekoratave Presidenti Radev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbledhja e fundit e lyerjes së vezëve të Pashkëve në kryeqytet

“Gjithçka ofrohet – bojëra, materiale harxhuese, vezë. Do të ketë shumë lojëra dhe argëtime të ndryshme si për fëmijët më të vegjël ashtu edhe për adoleshentët më të mëdhenj”, tha Maria Tonchina nga fondacioni. Fëmijët e kombësive të..

botuar më 24-05-04 11.06.PD

Parashikimi i motit për 4 majin 2024

Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bubullima. Në mbrëmje reshjet do të ndalen nga veriu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8° dhe 13°, në Sofje rreth 9°. Temperaturat e ditës do të rriten lehtë dhe..

botuar më 24-05-03 6.36.MD

Të krishterët ortodoksë mbushën kishat Të Premten E Madhe

Pavarësisht reshjeve të shiut në pjesë të ndryshme të Bullgarisë, kishat në vend u mbushën me besimtarë Të Premten E Madhe . Në Sofje, shumë prej tyre vizituan Katedralen Metropolitane "Shën E Diela" . Adhurimi vazhdon gjatë gjithë ditës. Në..

botuar më 24-05-03 6.23.MD