Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB vazhdon të ketë përkrahjen më të lartë elektorale në Bullgari

Foto: sovaharris.com

Një studim i agjencisë SOVA HARRIS konstatoi se në rast zgjedhjeje të jashtëzakonshme parlamentare partia në pushtet GERB do të merrte përkrahjen e 24.1 për qind prej zgjedhësve. Në vend të dytë për nga përkrahja elektorale është Partia Socialiste Bullgare me 20 për qind. Pas saj janë Lëvizjet për të Drejtat dhe Liritë me 6,2 për qind dhe Patriotët e Bashkuar me 4,7 për qind. Nën barrierën prej 4 për qind për hyrje në Parlament mbeten “Bullgaria Demokratike” me përkrahje prej 1,5 për qind, “Volja” – me 0.8 për qind, ABV – me 0.4 për qind, Bashkimi i Forcave Demokratike – me 0.3 për qind. 23.3 për qind prej bullgarëve ende nuk kanë vendosur për kë do të votojnë, ndërsa 12,6 për qind kanë shënuar se nuk do të votojnë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD