Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendbanimi i neolitit të hershëm Sllatina – një nga më të vjetrat në Evropë

БНР Новини
Foto: БГНЕС

Në çfarë mënyre ka qenë e organizuar jeta e njerëzve në neolitin e hershëm dhe si ata e kanë kuptuar botën përreth tyre? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’ua japë adhuruesve të historisë qendra e vizituesve, e cila do të hapë dyer në Sofje pas një viti pranë rrënojave të vendbanimit nga epoka e neolitit të hershëm Sllatina.

Për ekzistencën e këtyre rrënojave dihet që nga viti 1958, kurse studimi i tyre fillon 27 vjet më vonë nga një ekip studiuesish në krye me arkeologun Vasill Nikollov. Pak pas fillimit të gërmimeve, ato janë pezulluar, por gjatë vitit 2013 fillojnë përsëri dhe vazhdojnë dhe deri më sot. Arkeologët shpjegojnë se:

СнимкаVendbanimi Sllatina u takon vendbanimeve më të hershme të fermerëve dhe blegtorëve në Evropë. Ata kanë ardhur në Evropën Juglindore - Ballkanin Lindor, Tesalinë dhe Ballkanin Qendror, nga Azia Jugperëndimore në fund të mijëvjeçarit të 7 dhe fillimin e mijëvjeçarit të 6 para Krishtit. Që aty ata kanë hyrë në Evropë. Këto të dhëna kohore janë përcaktuar përmes metodës së radiokarbonit që është përpunuar dhe përsosur në vitet e fundit, e cila i përcakton datimet me saktësi ± 5 vjet” – tregon profesori Vasill Nikollov dhe vazhdon:

Sipërfaqja e qytezës ka qenë rreth 300 hektarë. Jeta aty ka vazhduar më shumë se 500 vjet. Gjatë kësaj kohe njerëzit kanë lëvizur në pjesë të ndryshme të këtij territori, me qenë se shtëpitë e tyre prej druri dhe balte, nuk kanë të durueshme dhe jeta e tyre ka vazhduar 60-70 vjet. Ata “kanë vdekur” në mënyrë simbolike – pastaj janë djegur dhe janë varrosur në mënyrë simbolike. Në vend të tyre ose në afërsi është ndërtuar shtëpia tjetër, kështu siç ndërrohen brezat në fisin njerëzor.”

Снимка

Gjatë vitit 1985 është studiuar një nga shtëpitë, e cila bën përshtypje me përmasat e veta – 117 metra katrore, kurse aktualisht po studiohet një ndërtesë banimi, e cila supozohet se është me sipërfaqe rreth 300 metra katrore.

Këto shtëpi janë përbërë prej disa dhomave” – thotë profesori Vasill Nikollov. “Zakonisht në çdo dhomë ka furrë në formë kupole, me të cilën njerëzit janë ngrohur dhe ku kanë përgatitur ushqimin e tyre. Ka enë për grurin, mulli prej guri për mjeljen e tij, tezgjah për endje, si dhe pajisje të tjera. Në ndërtesat më të mëdha ka pasur dhe vatër.

Снимка

Të gjitha gjërat, të cilat i ka pasur një familje kanë qenë në shtëpi, me përjashtim të kafshëve shtëpiakë, të cilët kanë qenë jashtë vendbanimit. Shtëpitë kanë qenë mjaft të qëndrueshme – prej drurit të lisit të përforcuar me shkopinj, dhe  të lyera me argjilë, me të hapura për dritare dhe për derë, me çati të dyfishtë.”

Njerëzit të cilët kanë jetuar në vendbanimin “Sllatina” gjatë kohës së neolitit të hershëm kanë pasur një sistem të pasur mitologjik. Në përfytyrimet e tyre për botën në një mënyrë interesante janë gërshetuar gjërat e shenjta me ato profane, vë në dukje profesori Nikollov:

Снимка

Për shembull, një enë prej qeramike, e cila në përfytyrimet e atyre , të cilët e kanë krijuar dhe atyre të cilët e kanë përdorur, ka një simbolikë femërore. Ena ka pasur një funksion të zakonshëm – për përgatitjen e ushqimit, por në të njëjtën kohë ka pasqyruar dhe mendimin e njerëzve të lashtë në kontekstin e sistemit të tyre fetar dhe mitologjik. Kjo është një enë, në të cilën krijohet diçka. Ajo është si barku i Perëndeshës-Nënë. Në të prej produkteve të papërpunuara bëhet ushqimi, i cili i përket qytetërimit. Ajo pasqyron botëkuptimin e njerëzve për tranzicion nga e egra në produktin e qytetërimit.”

Nën qoshen e njërës prej shtëpive është gjetur një zbulim tjetër mbresëlënës – një sfastikë e murosur prej nefriti.

Снимка

Mes gjërave të zbuluara gjatë 2 vjetëve të fundit interes të veçantë provokojnë dhe 3 hendeqet paralele, të cilat kanë rrethuar të gjithë vendbanimin.

Снимка

Të tria hendeqet janë të ndryshme. Shifra “tri” duket se ka pasur një kuptim simbolik. Hendeku i jashtëm është përdorur për kryerjen e ritualeve të ndryshme. Ai është plotë me enë të thyera prej qeramike dhe mbeturina ushqimore. Hendeku i dytë është pothuajse pa mbeturina. Kjo tregon se ai nuk ka pasur funksione mbrojtëse, por kryesisht rituale. Dhe i treti, hendeku më i brendshëm, i cili është dhe më i ngushti, po kështu ka në themelin e vet vrima prej një konstruksioni të drunjtë, i cili fare vështirë i nënshtrohet shpjegimit. Vetëm në disa vendbanime në Evropën Juglindore janë regjistruar hendeqe të tilla. Akoma nuk është sqaruar interpretimi i tyre shkencor” – shpjegoi profesori Vasill Nikollov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Ti je e mahnitshme” – na thotë një pasqyrë antike

Një vitrinë me pasqyra të vogla ritualesh është pjesë e një ekspozite kushtuar temës së bukurisë femërore në antikitet, të paraqitur në Muzeun Arkeologjik të qytetit të Burgasit. Ekspozita titullohet "Tekat përmes antikitetit. Shiko pasqyrën" dhe..

botuar më 24-03-10 8.05.PD
Zbarkimi në Svishtov.
Artisti: Nikollaj Dmitriev-Orenburgski

Gjashtë breza bullgarësh ruajnë kujtimin e atyre që vdiqën në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke (1877-1878)

Monumentet mbajnë të gjallë kujtimin e ngjarjeve të rëndësishme të së kaluarës. Shumica e tyre tregojnë për sakrificën njerëzore, për tokën e lagur me gjakun e heronjve që mbrojtën atdheun. Kronistët mbledhin këto pjesë të historisë dhe i..

botuar më 24-03-03 4.15.MD
Karll pop de Satmari, 1870

Çlirimi i Bullgarisë përmes fotoobjektivit të fotografit rumun Satmari

Themeluesi i fotografisë rumune, fotografi Karll pop de Satmari, ishte bashkëkohës i Rilindjes Kombëtare Bullgare. Ai pati mundësinë të filmonte dhe të linte imazhe dokumentare të personaliteteve dhe ngjarjeve të njohura nga lufta bullgare për..

botuar më 24-03-03 5.05.PD